E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperfytyron 23-vjecarin me thike per nje fyerje

Gramsh- Shperfytyron me thike ne fytyre bashkeqytetarin, arrestohet nga policia. Seksioni kunder krimeve ndaj personit ne Drejtorine e Policise se Elbasanit ka arrestuar Spiro Xheka, 34 vjec, me banim ne Gramsh pasi ka qelluar disa here me thike ne pjesen e fytyres te riun me iniciale A. B., 23 vjec, me banim ne kete qytet. Grindja mes te rinjve ka nisur per motive banale. Pas fjaleve ofenduese 34-vjecari ka nxjerre thiken dhe ka qelluar ne pjesen e fytyres bashkeqytetarin, duke i shkaktuar prerje te thella. Kalimtare te rastesishem njoftuan policine, e cila ka derguar ne spital 23-vjecarin e masakruar. Sipas mjekeve ai ka pesuar demtime te thella ne pjesen e fytyres, por ndodhet jashte rrezikut per jeten. Pas disa oresh policia ka arrestuar Spiro Xheken ndaj te cilit eshte ngritur akuza e plagosjes se rende me dashje, ndersa mesohet se nuk ka patur asnje rezistence nga i dyshuari qe eshte mbrojtur duke thene se ishte ofenduar nga 23-vjecari.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›