Ina Rama raporton në Kuvend, 1792 dënime me gjobë të paekzekutuara
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Vendimet e paekzekutuara kanë lënë pa arkëtuar në buxhetin e shtetit mijëra euro. Gjatë vitit të shkuar kanë mbetur pa ekzekutuar 1792 dënime me gjobë. Vendimet e formës së prerë janë regjistuar në zërin “ngelen për t u ekzekutuar” në një raport të Prokurorisë së Përgjithshme, i cili i është dorëzuar pak ditë më parë Kuvendit të Shqipërisë. Sipas raportit, mësohet se vitin e shkuar janë dhënë 2335 dënime me gjobë, por vetëm 961 janë ekzekutuar. Në raportin prej 34 faqesh janë pasqyrar jo vetëm vendimet e gjyqësorit për vitin e shkuar, por dhe të organit të akuzës. Në pjesën e akuzës vihet re se spikat rritja me 46 për qind e zbulimit të veprës penale të shkeljes së barazizë në tendera dhe shkelje të kontributeve të dhëna nga shteti.
Dënimet me gjobë
Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore penale të formës së prerë është një nga kompetencat e organit të akuzës. Gjatë vitit 2007, prokuroritë e shkallës së parë kanë urdhëruar ekzekutimin e vendimeve penale të formës së prerë në 5405 të dënuar, prej të cilëve 9 të dënuar me burgim përjetë. Sipas statistikave, në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme mësohet se gjatë vitit të shkuar janë dhënë përveç dënimeve me heqje lirie dhe 2335 dënime me gjobë. Por në po të njëjtat statistika evidentohet se ky është dënimi më pak i ekzekutuar, vetëm 961 prej tyre janë ekzekutuar. Pjesa tjetër mbetet për t u ekzekutuar gjatë këtij viti. Ndërsa e thënë në gjuhën e shifrave kjo është një vlerë mijëra euro e paarkëtuar në buxhetin e shtetit gjatë vitit të shkuar.
Dënimet alternative
Shifrat e larta të dënimeve me burg kanë tërhequr vëmendjen për të gjithë aktorët e drejtësisë penale për të rivlerësuar kuadrin ligjor dhe institucional. Mbetet për t u praktikuar dënime alternative me atë me burgim. Kjo për faktin se burgimi dhe paraburgimi kanë kosto të lartë financiare dhe shoqërore. Një tjetër avantazh i dënimit alternativ është dhe fakti se kriminalitetin në shoqëri nuk e ul vetëm vënia e kriminelëve prapa hekurave. Në kuadër të sugjerimeve Prokuroria e Përgjithshme pohon se duhet punuar për të arritur një politikë dënimi, e cila duke marrë parasysh gjendjen kriminale në vend, si dhe specifikat psikologjike e sociale të shoqërisë shqiptare, të ketë në dorë një katalog masash shtrënguese të mbështetura në parimin që përmes dënimeve gjyqësore të goditet krimi dhe jo shoqëria. Një nga këto dënime mbetet dhe dënimi me gjobë, pavarësisht se në shumicën e rasteve ajo vilet me shumë vonesë.
Ky lajm është publikuar: 04/06/2008