E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, makina përplas për vdekje 65 vjecarin

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, teksa makina me targë TR 44 45 C, ka përplasurpër vdekje shtetasin Ali Bitri. Policia ka mbërritur në vendngjarje. 

TIRANE- Një 65 vjecar ka humbur jetën pasi është aksidentuar për vdekje nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, teksa makina me targë TR 44 45 C, e drejtuar nga Ledion Patoku ka përplasur shtetasin Ali Bitri duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke shoqëruar drejtuesin e mjetit , ndërkohë që po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›