Durrës, plagoset me pistoletë një person
Një person mbeti i plagosur pasi u qëllua me pistoletë në këmbë. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Durrësit në aksin rrugor Spitallë-Shënavlash, përballë një lokali. Sipas burimeve nga policia është goditur me armë 19-vjeçari me inicialet F.F., lindur në Skrapar dhe banues në Durrës. Ndaj tij u dha ndihma e parë duke e dërguar atë në spitalin e qytetit, ku pas ndërhyrjes së mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje shkoi edhe policia. U ngrit një grup pune dhe u identifikua autori i kësaj plagosjeje. Po punohet për arrestimin dhe vënien e tij përpara drejtësisë. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje, e mbetur në tentativë dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.