E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi, kryetari i Komunës Kolsh në Kukës merr pafajësi dhe rikthehet në detyrë

Gjykata Kushtetuese ka vendosur pafajësinë ndaj kryetarit të Komunës Kolsh, Abedin Oruçi, ka marrë vendim për kthimin e tij në detyrë pas marrjes së pafajësisë nga gjykatat. Nëpërmjet avokatit të tij, Abedin Oruçi, kryetar i Komunës Kolsh me tre mandate, u shkarkua nga Këshilli i Ministrave, më datë 30.07.2008, për shkak të ngritjes së një akuze penale nga autoritetet kosovare. Por akuza në drejtim të tij rezultoi e pavërtetë dhe Gjykata e Kosovës e deklaroi atë të pafajshëm. Gjithashtu Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë mori në shqyrtim ankimimin e Abedin Oruçit, për shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij dhe kjo gjykatë me vendimin nr. 15, datë 08.06.2009, e shpalli antikushtetues vendimin duke urdhëruar në të njëjtën kohë kthimin e tij në detyrë. Aktualisht, ai ka marrë detyrën dhe nëpërmjet avokatit të tij, ka nisur procedurat për kërkimin e dëmshpërblimit moral në masën 500 mijë euro.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›