Shqiptari vret shqiptarin në Bratislavë
Policia sllovake ka identifikuar personin që dyshohet se ka vrarë 27 vjeçarin nga Kosova, Vigan Gërgurin, i ekzekutuar të premten në Bratisllavë.
Sipas policisë së atjeshme, dyshohet e personi që ka vrarë Vigan Gërgurin nga Prishtina, është Jeton Vokrri, 32 vjeç.
Policia sllovake ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit Jeton Vokrri, si dhe të dhënat e tij të gjendjes civile.
Sipas të dhënave që ka policia, i dyshuari Vokrri, 32 vjeçar, ka adresë të banimit të Hungari, por që kohën e fundit, ka jetuar në Republikën Çeke.
Policia sllovake, vetëm gjashtë ditë pas vrasjes së Vigan Gërgurit, ka deklaruar se i dyshuari është identifikuar nga kamerat e sigurisë që ndodheshin të vendosura në një objekt në afërsi.
Policia sqaron se i dyshuari Jeton Vokrri është një specialist për vrasje, duke marrë parasysh disa rrethana.
Dy prej këtyre arsyeve që çojnë në këtë konstatim është mënyra e kryerjes së vrasjes nga ana e tij dhe mënyra e jetës që ai bënë, ku është i lajmëruar në një shtet tjetër e vepron në një vend tjetër.
Për këtë arsye hetuesit dyshojnë se Jeton Vokrri, këtë vrasje e ka kryer me pagesë pasi i njëjti është i përfshirë në trafik ndërkombëtar të drogës.
Aktualisht policia sllovake është duke e kërkuar Jeton Vokrrin nëpërmjet një flet arresti ndërkombëtar dhe nëpërmjet Interpolit si dhe në bashkëpunim me policitë e Hungarisë dhe Republikës Çeke.