E Diel, 1 Nëntor 2026

Velipojë; Mësoi se vuante nga një sëmundje e pashërueshme, vetëvaret 35-vjeçari

I ka dhënë fund jetës pak kohë pasi ka mësuar se vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Në një gjendje të rënduar psikike dhe në dëshpërim të thellë, një 35-vjeçar nga një fshat i Shkodrës është vetëvarur dhe ka gjetur vdekjen. Sipas burimeve të policisë, mësohet se viktimë e vetëvarjes është shtetasi Frederik Ndreka, nga fshati Baks i Vjetër në Velipojë. “35-vjeçari ka varur vetën me anë të një litari te kasollja e bagëtive, që ndodhej vetëm 2 metër larg shtëpisë së tij”, - thanë burimet nga vendi i ngjarjes. Atë e kanë gjetur pak momente më pas familjarët, por nuk kanë mundur të bëjnë dot asgjë për ta shpëtuar. Policia e njoftuar nga të afërmit ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se ai kishte ndërruar jetë, fill pas varjes së litar. Kufoma e burrit, të martuar e me fëmijë, është dërguar më pas në morg në pritje të procedurave të rastit. Të dhënat e para nga hetimet dhe dëshmitë e të afërmve tregojnë se ai kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe duket se në dëshpërim e sipër ka marrë vendimin ekstrem për jetën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›