E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptar�t e diplomuar jasht� vendit po rikthehen p�r t� dh�n� kontributin e tyre n� Shqip�ri


Intervistë me Prof. Adriano Çani, atashe për bashkëpunimin universitar, shkencor dhe teknologjik në Ambasadën Italiane


Adriano Çani, atashe për bashkëpunimin universitar, shkencor e teknologjik në Ambasadën Italiane në Tiranë, vlerëson bashkëpunimin Itali- Shqipëri në këto fusha, një bashkëpunim që siç cilëson ai "është i vërtetë, me dinjitet. Personalisht jam dëshmitar i një bashkëpunimi të admirueshëm. Po ju jap vetëm një element plus në këtë drejtim. Përtej bashkëpunimit universitar, ne kemi një protokoll bashkëpunimi shkencor, ku janë ndërfutur një varg i rëndësishëm projektesh, disa prej tyre kanë hyrë madje në fazën e programeve operative", tha Çani në vijim të intervistës së tij.


Sipas shifrave që ju keni, cila është prirja e studentëve shqiptarë që kanë përfunduar studimet në Itali, të stabilizohen e ta ndërtojnë jetën atje, apo të kthehen në Shqipëri?


Në këto dy vitet e fundit, edhe për shkak të veprimit që ka ndërmarrë qeveria shqiptare, ka filluar kthimi i të rinjve që kanë studiuar jashtë vendit. Sigurisht, unë besoj se në perspektivë ky fluks do të vazhdojë, por destinacioni përfundimtar do të jetë vajtja në Itali dhe kthimi në Shqipëri, sepse janë të gjithë të bindur se këtu qëndron e ardhmja e tyre. Dhe kështu duhet të jetë.


Po bashkëpunimi me institucionet shqiptare në ç'nivel është?


Personalisht jam dëshmitar i një bashkëpunimi të admirueshëm. Po ju jap vetëm një element plus në këtë drejtim. Përtej bashkëpunimit universitar, ne kemi një protokoll bashkëpunimi shkencor, ku janë ndërfutur një varg i rëndësishëm projektesh, disa prej tyre kanë hyrë madje në fazën e programeve operative. Kemi shërbyer si stimul në shumë fusha, si energjia, mjekësia, zhvillimi rural, elektronika, komunikacioni, shërbimet sanitare, menaxhimi spitalor, arkeologjia apo arkitektura, pra kemi ndërhyrë për të nxitur bashkëpunimin, por edhe për të dhënë mesazhe të rëndësishme lidhur me modernizimin e nevojshëm në këto sektorë. Protokolli parashikon që Shqipëria të marrë pjesë me dinjitet të plotë në koston e këtyre shkëmbimeve në kërkime shkencore dhe në realizimin e këtyre kërkimeve. Pra jemi në kushtet e një bashkëpunimi të vërtetë, me dinjitet. Fakti që shteti shqiptar ka angazhuar paratë e veta në këto aktivitete, flet vetë se sa rëndësi, sa vëmendje i kushtohet prej të dyja qeverive bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë sektor. Në planin operativ, në këtë fushë duhet të them se nuk kam hasur kurrë ndonjë pengesë për çfarëdolloj propozimi a veprimi të ndërmarrë.


Ne erdhëm këtu për të prezantuar sistemin italian, por me ne ishte drejtori i përgjithshëm i sistemit shkollor të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i cili me dashamirësi kërkoi të ishte me ne, sepse e di që ky bashkëpunim ka një sens unik, me një respekt reciprok, që sjell veprimin e përbashkët drejt objektivit themelor: t'u japim një të ardhme sa më të mirë të mundshme të rinjve italianë dhe atyre shqiptarë.


E sidomos atyre shqiptarë, pasi e kuptojmë se ata kanë nevojë për t'u bërë, siç u tha edhe në këtë takim, qytetarë aktivë nëpër universitete, e mbi të gjitha në shoqëri. Dhe ky është qëllimi ynë, të krijojmë një kapital të ri njerëzor që të jetë në lartësinë e kohës, por që edhe të dijë të çimentojë në mënyrë të qëndrueshme demokracinë, për të cilën aspirojnë të gjithë në këtë vend, ashtu si dhe në timin.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›