E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjen edhe konfirmimi botëror për rritjen e mirëqenies

Kasandrat e opozitës e kanë të vështirë të flasin për mospërkthimin e rritjes ekonomike në rritjen e mirëqenies, pasi institucioni më serioz që teston cilësinë e jetës, ka konfirmuar përparimin e Shqipërisë në këtë statistikë, duke u klasifikuar e 66-ta në 194 vende të botës

Deklaratë për shtyp e Zëdhënëses së Qeverisë dhe Ministres së Integrimit Europian znj. Majlinda Bregu: Shqipëria renditet vendi i 66-të , ndër 194 vendet e botës, për cilësinë e jetesës. Krahasuar me 2008-n, kur listohej në vendin e 75-të, sot Shqipëria ngjitet 9 vënde më lart. Indeksi i cilësisë së jetesës, botuar në revistën ekonomike "Cilësia e Jetës" që përfshin të gjithë faktorët që ndikojnë në rritjen e cilësisë së jetës në vend, siç janë : kostoja e jetesës, taksat, mjedisi, shëndeti, infrastruktura, kultura e argëtimit, klima e përshtatshme për fillimin dhe mbarëvajtjen e një biznesi, siguria etj, konfirmon edhe një herë një rezulat që ndryshon pozitivisht nga viti në vit, i bazuar në reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare.
Në këtë vlerësim Shqipëria lë pas vende në rajon si Maqedonia, që mban dhe statusin e vendit kandidat për në BE, Serbia, Bosnjë-Hercegovina. Transparency International, Doing Business, Global Insight, The Economist, PNUD, Banka Boterore si dhe periodikë të ndryshëm si "Financial Times", "Forbes", "Wall Street Journal", agjencia "Reuters""etj, janë dëshmitë reale të trendit të ndryshimit të këtij vendi. Që nga lufta kundër korrupsionit, klima e biznesit, lufta kundër varfërisë, reforma fiskale të cilat së bashku kanë si qëllim të vetëm përmirësimin e cilësisë së jetës.
Qeveria shqiptare përshëndet çdo vlerësim objektiv ndaj reformave të ndërmarra gjatë këtyre viteve , të prekshëm së brendshmi, e të konfirmuar nga të gjithë organizmat ndërkombëtarë, e sigurt se tendenca për të nxirë dhe mohuar zhvillimin e vendit i përket vetëm vetmitarëve të vjetër të politikës së re.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›