E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqyrtohet heqja nga tregu i ilaçit kundër diabetit, AvandiaIlaçi kundër diabetit, Avandia, për të cilin është paralajmëruar se shkakton sëmundje në zemër, tashmë rrezikon të zhduket nga tregu. Një qa



Ilaçi kundër diabetit, Avandia, për të cilin është paralajmëruar se shkakton sëmundje në zemër, tashmë rrezikon të zhduket nga tregu. Një qark në shtetin e Kalifornisë ka hedhur në gjyq firmën GlaxoSmithKline, prodhues i ilaçit Avandia kundër diabeteve. Padia është nxitur nga një raport i Senatit Amerikan, ku kjo kompani farmaceutike akuzohet për mbajtjen e informacioneve rreth efekteve anësore të problemeve serioze të zemrës, duke përfshirë edhe vdekjen, që shkakton ky ilaç. Çështja që tani shtrohet është nëse Avandia duhet të hiqet nga tregu.
Raporti
Në një raport të Senatit Amerikan thuhet se firma GlaxoSmithKline dhe Agjencia Federale për kontrollin e cilësisë së ushqimeve dhe barnave duhet t’i kishin paralajmëruar prej kohësh pacientët me diabet për rreziqet që sjell Avandia. Raporti i Senatit rekomandon heqjen e këtij ilaçi nga tregu. Në vitin 2007, Dr.Steven Nissen publikoi një studim që tregon se ata që marrin Avandia kishin 43 për qind rrezik të lartë për të pësuar një goditje në zemër dhe mundësi 64 për qind më të mëdha për të vdekur nga një goditje në zemër, në krahasim me ata që nuk marrin këtë ilaç. Dr.Nissen i Klinikës së Cleveland-it thotë se nuk ka arsye që mjekët të vazhdojnë t’u japin pacientëve këtë ilaç. “Është koha që shitja e Avandias të ndalohet”,- thotë ai. Por megjithë këtë rezultate, mjekët ende vazhdojnë t’ua rekomandojnë Avandian qindra e mijëra pacientëve me diabet në mbarë botën. Dr.Yasser Ousman në Qendrën Spitalore në Ëashington jep receta për këtë ilaç, për disa pacientë me diabet në fazë fillestare. Ai thotë se disa ilaçe janë provuar si të efektshëm për pacientë të tillë. Sipas tij, Advandia është mjaft efikase në normalizimin e nivelit të sheqerit në gjak ose në vonimin e shfaqjes së diabetit tek këta individë. Por doktor Nissen përsëri është duke paralajmëruar kundër përdorimit të Avandias. Sipas tij, çdo muaj që kalon, më shumë njerëz dëmtohen nga ky ilaç.
Përplasjet
Studimi i Dr.Nissenit u bazua në 42 prova klinike që treguan një lidhje midis Avandias dhe problemeve në zemër. Nga ana tjetër, Dr.Yasser Ousman që është “pro” përdorimit të Avandias, thotë se informatat dhe statistikat nga studimi fillestar, që ka kryer Dr.Nissen në vitin 2007, tregojnë se rritja e rrezikut të sulmeve në zemrës si pasojë e marrjes së Avandias është në të vërtetë i vogël. Dr.Ousman vë në dukje se edhe shumë barna që jepen pa recetë, si për shembull ibuprofen, acetaminophen ose paracetamol mund të jenë të dëmshme nëse përdoren në mënyrë të papërshtatshme. Më tej, sipas mjekut “pro” Avandias, një tjetër studim mbi këtë ilaç, i financuar nga kompania GlaxoSmithKline, botuar vitin e kaluar, nuk ka gjetur rritje të rasteve të sulmeve në zemër tek pacientët që e përdorin këtë ilaç. Studimi sipas tij, zbuloi rritje të konsiderueshme të rrezikut të mosfunskionimit normal të zemrës si në rastet kur zemra nuk është në gjendje të pompojë sasi të mjaftueshme gjaku për organet dhe muskujt. Një numër i këtyre rasteve ka rezultuar në shtrim në spital ose në vdekje të pacientit. Ndërkohë, Administrata e ushqimit dhe barnave thotë se do të shqyrtojë çështjen e Avandias, për rreziqet e zemrës dhe ka planifikuar një takim të ekipit të saj këshillues, në muajin korrik. Agjencia paralajmëron se ata që marrin Avandia të mos e ndërpresin përdorimin e këtij ilaçi pa u këshilluar më parë me mjekun.

Studimi: Avandia kundër diabetit shkakton sëmundje ne zemër

Agjencia amerikane e barnave para pak kohësh u ka dhënë urdhër firmave farmaceutike që të vendosin një etiketë më të dukshme në paketat me ilaçin Avandia, që përdoret për kontrollin e sheqerit në gjak. Zyrtarët thonë se ky ilaç duhet të shoqërohet me paralajmërimin me shkrim ku të thuhet se Avandia mund të shtojë rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës për ata që e përdorin. Kjo masë u morr pas debateve rreth studimeve kundërthënëse ndaj këtij ilaçi. Në etiketën paralajmëruese mjekëve u kërkohet të tregohen jashtëzakonisht të kujdesshëm kur u japin pacientëve recetë për ilaçin Avandia. Provat afatshkurtra të ilaçit Avandia kanë treguar se tek pacientët që e marrin atë shtohet rreziku për goditje në zemër. Ndërsa provat afatgjata kanë treguar kryesisht se Avandia nuk paraqet ndonjë rrezik më të madh sesa ilaçet e tjera që përdoren kundër diabetit. Firma farmaceutike GlaxoSmithKline që prodhon Avandian, ka ndërmarrë një studim më afatgjatë për ta krahasuar këtë ilaç me barnat e tjera kundër diabetit. Por rezultatet e këtij studimi priten të shpallen të paktën pas 6 muajsh. Ndërkohë, ekspertët thonë se rreziku i mundshëm që paralajmërohet për këtë ilaç do të thotë se pacientët me sëmundje në zemër, por që vuajnë edhe nga diabeti, nuk duhet ta përdorin Avandian.

11 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›