Shtab pune për mbetjet e hekurishteve
BERAT- Ndonëse qyteti muze i Beratit ofron turizëm historik dhe kulturor gjatë 365 ditëve të vitit, institucioni i prefektit të qarkut e ka organizuar punën që në periudhën më të rëndësishme të këtij sezoni. Kreu i ri, Bujar Hoxha, ka bërë të ditur se një nga prioritetet e këtij institucioni është organizimi i punës për ofrimin e një qyteti sa më të pastër për vizitorët e huaj dhe ata vendas që do ta vizitojnë këtë qytet në pikun e këtij sezoni. Prefekti Hoxha deklaroi se disa ditë më parë, me urdhër të Këshillit të Ministrave është kërkuar që një nga masat e mara në çelje të sezonit turistik të jetë dhe largimi i pikave që grumbullojnë hekurishte dhe varrezat e makinave nga zonat e banuara. Njoftohet se është ngritur grupi i task-forcës për të parë situatën në vend dhe marrjen e masave për largimin e subjekteve.
#