E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtabi i Përgjithshëm, inspektim në Depon e Grizës



Pas tragjedisë së Gërdecit, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka dërguar një grup prej 15 ekspertësh për të inspektuar gjendjen e depove të Grizës, që ndodhet rreth 8 kilometër larg qytetit të Fierit. Ekspertët kanë parë gjendjen e municioneve në këto depo dhe kanë përpiluar edhe një raport ku thuhet se janë kontrolluar municionet që ndodhen në këtë depo dhe sipas tyre përfundimi është se siguria në to është tepër e lartë, por përbën shkelje vetëm afërsia e depove me qendrën e banuar. Specialistët janë shprehur se Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura do t’i zhvendosë këto municione nga Fieri në një depo tjetër. Burimet thanë se fshati Grizhë, me rreth 500 shtëpi dhe më shumë se 3 mijë banorë, është vetëm 300 m larg nga depot ku mendohet se janë 3 mijë tonë municione luftarake.

27 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›