“Gërdeci”, në hetim edhe Krimet e Rënda e Taskë-Forca
Kosta Beluri dhe Gentian Osmani, dy emrat e rinj të grupit të prokurorëve. Pyeten edhe komandantët e bazave nga u morën municionet luftarake
Luan Kondi
Tiranë – Kur pritet të mbërrijnë në Tiranë ekspertët e FBI-së, grupi i hetimit do të ketë në përbërje edhe dy prokurorë të tjerë, Kosta Belurin nga Krimet e Rënda dhe Gentian Osmanin nga Task-Forca antikorrupsion. Po ashtu në dispozicion të Prokurorisë janë vënë edhe ekspertë të Policisë së Shtetit ndërsa në pyetje po merren komandantët e bazave nga mendohet se është tërhequr municion për në Gërdec.
Hetimi
Zgjerohet rrjeti i personave që do të merren në pyetje për tragjedinë e Gërdecit. Pas pyetjes së ushtarakëve të lartë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, prokurorët e grupit hetimor të ngjarjes së Gërdecit kanë deklaruar se do të marrin në pyetje edhe komandantët e bazave që kanë në varësi depot nga është marrë municion luftarak. Sipas burimeve, për momentin hetuesit e kanë përqendruar vëmendjen në marrjen e dëshmive të personave që kanë dijeni për lëvizjet e municioneve luftarake që përfundonin pastaj në Gërdec gjoja për demontim. Të njëjtat burime saktësojnë se grupit hetimor i është bashkëngjitur edhe një grup ekspertësh të Policisë së Shtetit. Në përbërje të tyre ka kryesisht specialistë të armatim-municioneve, lëndëve plasëse, inspektorë të ndjekjes së krimeve të rënda apo dhe krimit ekonomik-financiar si dhe specialistë nga laboratori shkencor në Ministrinë e Brendshme.
Amerikanët
Ekspertët amerikanë mësojmë se do të njihen menjëherë me dosjen që është përpiluar deri tani nga hetuesit shqiptarë. Ekspertët e huaj pritet t’i japin një rrjedhë të re hetimit për tragjedinë e Gërdecit. Midis të tjerash flitet që dosja do të kalojë për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. FBI-ja iu përgjigj pozitivisht kërkesës së kryeprokurores Ina Rama për të dhënë ndihmën e saj në lidhje me këtë ngjarje. Ekspertët amerikanë do të hetojnë tragjedinë e një jave më parë në Gërdec ku e gjithë zona u trondit nga disa shpërthime të njëpasnjëshme. Ndihma e specializuar e hetuesve do të vijë në çastin kur pas një jave nuk dihet ende bilanci i dëmeve materiale dhe njerëzore të kësaj tragjedie të rëndë. Autoritetet zyrtare nuk dinë numrin e të vdekurve pas shpërthimit në fabrikën ku çmontoheshin municione luftarake jashtë çdo kushti sigurie. Dëshmitarët e tragjedisë, që panë me sy vdekjen, flasin për një numër të madh njerëzish që kanë humbur jetën nën rrënojat e fabrikës së vdekjes. Disa prej viktimave u është dhënë lamtumira e fundit pas një identifikimi të vështirë nga mjekësia ligjore, e cila nuk ka pajisje për ta kryer këtë. Akoma më e trishtuar është gjendja për familjarët e atyre që kanë humbur jetën, por që ende mbeten “kufoma pa identitet”.
Shkon në katër numri i të humburve
Pas rinisjes së kërkimeve dy ditë më parë, një tjetër familje ka denoncuar humbjen e vajzës së saj gjë që e çon në katër numrin e të zhdukurve deri tani pas shpërthimit në Gërdec. E humbura e sapodenoncuar është Velia, vajza 19-vjeçare e familjes Lepi. Ky denoncim rrëzon deklarimin e forcave të kërkimit të ushtrisë, të cilët thanë se e kishin ndërprerë kërkimin e personave të humbur në këtë tragjedi. Nga ana tjetër, Mjekësia Ligjore është shprehur se në morg nuk ka më persona të paidentifikuar. Burimet thanë për gazetën se të katër të humburit mendohet të jenë punëtorë të fabrikës, por pas kërkimeve nuk është bërë e mundur gjetja e tyre.
27 Mars 2008