Tregtia e armëve, MEICO ia fshehu të dhënat e plota OKB-së
Krahasimi i dokumenteve zbardh dallimet mes deklarimeve. Studimi i OKB-së u bazua në të dhëna të cunguara
Habjon Hasani
Një studim i “safeworld” i vitit 2004 duket se ka nxjerrë në dritë dhe disa “fshehje” interesante që MEICO i ka bërë aktivitetit të saj për periudhën ‘92-‘97. Raporti i këtij studimi konsiderohej asokohe si një element i rëndësishëm i një procesi më të gjatë e më
kompleks, qëllimi i të cilit ishte që të ndihmonte qeverinë e Shqipërisë të identifikonte
problemet e lidhura me përhapjen dhe keqpërdorimin e armëve të vogla e të lehta dhe
të zbulonte lidhjet e tyre me fusha më të gjera shqetësuese, ku përfshihen siguria e
komunitetit, zhvillimi i qëndrueshëm dhe rritja e aksesit për vendimmarrje dhe
drejtësi për popullsinë civile. Parashikohej gjithashtu që ky raport të funksiononte si një udhëzues i rëndësishëm për zhvillimin e strategjive dhe të veprimeve që do të zbatohen nga qeveria e Shqipërisë – me shoqërinë civile dhe me partnerët ndërkombëtarë – për të
trajtuar këto probleme. Por duket se të dhënat që i janë ofruar këtij studimi kanë shmangur të paktën tri kontrata, njëra prej të cilave është e sudanezit Basit Hamza dhe që flet për shitje armësh me destinacion Maqedoninë ndërsa dy të tjerat kanë për protagonist një emër të njohur të trafikut të armëve të Bosnjes i cili quhet Senario Memiç, i njohur ndryshe si Senahid Memiç.
OKB
Sikur të kishte parandier maskaradën që do të ndodhte me armatimin në Shqipëri, studimi i OKB-së i ka bërë të qarta masat që duhet të ndërmerreshin për shmangien e problemeve në eksport-importin e armëve. “Vendosja e shtetit të së drejtës. Pavarësisht nga vendimet e qeverisë, është e domosdoshme që ndryshimet të kodifikohen në legjislacion dhe në rregulloret/ rregullat shoqëruese.Vendimet mbi disa çështje të rëndësishme, ku përfshihet dhe ulja e numrit të armëve të vogla dhe të lehta të paligjshme në qarkullim, rregullimi i dispozitave private të sigurisë, rregullimi i eksportit të armëve dhe institucionalizimi i bashkëpunimit ndërministror, etj., duhet të konsiderohen si pjesë e shtetit të së drejtës. Do të duket se dështimi për të ofruar një bazë të fortë ligjore për veprime në të ardhmen do të çojë në ngatërresa dhe kontestim mbi legjitimitetin dhe qëllimin e tij”, - shkruhet në raport
Ligji
Ministria e Mbrojtjes pranoi pardje se MEICO ka tregtuar armë dhe municione jashtë çdo kriteri ligjor dhe standardi europian. Këshilltari juridik i ministrit të Mbrojtjes deklaroi dje se ligji i miratuar në prill 2007, që ka hyrë në fuqi në qershor 2007, “nuk është i zbatueshëm” për shkak se nuk janë miratuar aktet nënligjore. Afërmendsh, kjo do të thotë se tregtia e armëve që ka vazhduar normalisht është kryer në bazë të ligjeve të vjetra apo në mungesë totale të rregullave ligjore, ashtu siç ka pohuar vetë ministri Mediu gjatë diskutimit të ligjit të ri në parlament. “Nuk ka përfunduar ende ngritja e Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, i cili do të bënte të mundur zbatimin e Ligjit 9707, i prillit 2007, “Për kontrollin shtetëror të veprimtarisë së import-eksportit të mallrave ushtarake dhe mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, prandaj deri në këto momente, ky ligj nuk është i zbatueshëm”. Kjo ishte deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes, e përgatitur nga këshilltari juridik Rezart Tërshana. “Në këto momente, ligji nuk është i zbatueshëm pasi struktura e mësipërme nuk është ngritur akoma. Aktualisht po punohet për ngritjen e strukturës së Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve me qëllim zbatimin e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj”, - u shpreh ai në një konferencë për shtyp.
Klientët e MEICO-s, aktivë në luftën e Bosnjes
Numri boshnjak i kontaktit i kompanisë fantazmë “Evdin ltd” nuk është edhe aq i rastësishëm. “Albania” faktoi dje se në periudhën 1992-1996, kur vendi ishte nën drejtimin e hekurt të ish-Presidentit Sali Berisha, kompania shtetërore MEICO ka kryer disa shitje armësh, të cilat kishin të shkruar në dokumentacion si destinacion Turqinë (Bosnja ishte nën embargo), porse një prej nënshkruesve ishte një aktor jo pak i njohur i atij që quhet “Qarku boshnjak”, që ka nënshkruar këtë kontratë së bashku me një oficer turk. Senahid Memiç (në pasaportën jugosllave e kishte të shënuar Senario) dhe oficeri turk Ugur Usanma kanë nënshkruar me MEICO-n një kontratë për blerjen e një sasie të konsiderueshme municioni më 30 qershor të vitit 1995. Sikurse rezulton, në këtë periudhë MEICO ka nënshkruar edhe një sërë kontratash me Abdul Basit Hamza, i cili në fakt është i klasifikuar si një ndër njerëzit më aktivë në ngritjen e asaj që quhet “Qarku i Bosnjes” dhe që drejtohej nga Hasan Çengiç. Sikurse rezultoi më vonë në një gjyq të zhvilluar në vitin 1999 ndaj grupit të Hasan Çengiç, edhe Senahid Memiç ishte anëtar shumë aktiv i këtij grupi. Hasan Çengiç, ish-deputet i Bosnje-Hercegovinës dhe ish-ministër i Mbrojtjes i këtij vendi, ndër të tjera rezulton të jetë edhe njëri prej drejtuesve kryesorë të asaj që njihet si “Qarku boshnjak”. Ky i fundit njihet ndërkombëtarisht si përpjekja e realizuar e ish-presidentit Alia Izetbejgoviç për krijimin e një shteti islamik të Bosnje-Hercegovinës. Hasan Çengiç përfaqësonte krahun e armatosur të kësaj përpjekjeje. Gjatë viteve të luftës në vitet ‘90 në Bosnje-Hercegovinë, Hasan Çengiç nuk ka jetuar kurrë në Bosnje, por ka jetuar në Iran dhe Turqi. Megjithëse larg vendit të tij, Çengiç ka drejtuar asokohe të gjitha operacionet për furnizimin me armë të luftëtarëve boshnjakë. Por Çengiç njihet edhe si një “interlokutor” për zhvendosjen e armatimeve, rol që ai e luan shumë mirë në sajë të bashkëpunimit të vjetër që ka patur me supertrafikantin rus Viktor Bout, i cili njihet për lidhjet e tij në vendet afrikane, në një pjesë të Azisë dhe Amerikës Latine.
Kontrolli i armëve, shërbimet jashtë loje
Ndonëse pak ditë më parë Kryeministri Berisha dhe Presidenti Topi kanë bërë “gjyq” publik për Shërbimin Informativ Ushtarak (që sipas tyre nuk njoftoi njeri), duket se gjendja nuk ka qenë dhe aq alarmante në kushtet kur krerët e pushtetit kishin lejuar administratorin e kësaj ndërmarrjeje të shantazhonte deri dhe përfaqësues të firmave amerikane të shitblerjes së armëve. Por përveç kësaj lidhjeje të shkurtër, del se në këtë fabrikë nuk punonte asnjë ushtarak, por njerëz tërësisht civilë dhe që për më tepër ishin të patrajnuar. Sakaq, koperturë doli se ishte përdorur një firmë amerikane e quajtur “Southern Ammunition”, për pasojë del se nuk kemi të bëjmë më me çështje ushtarake por me një biznes mirëfilli privat. Por edhe biznes mirëfilli privat është vështirë të quhet nëse mendohet se aty paketoheshin dhe përgatiteshin predha dhe municione të tjera të rënda. Kështu që duket se një mendje e zgjuar ka krijuar një “fantazmë perfekte”, së cilës i qëndronte larg si SHISH-i, ashtu edhe SHIU.
27 Mars 2008