Ortaku i Bin Ladenit blen te MEICO me dy firma të ndryshme
Zbardhen dy kontratat nën kontrollin e të njëjtit person. MEICO fluks shitjesh te njeriu që shpenzonte miliona
Habjon Hasani
Abdul Basit Hamza, koloneli sudanez dhe bashkëpunëtor në vitet ‘90 i Osama Bin Ladenit, ka blerë asokohe në Shqipëri municion duke u përfaqësuar si padroni i dy firmave të ndryshme. Nisur nga kontratat që ai ka nënshkruar rëndom, bie në sy njëra prej tyre, ku në emër të Abdul Basit Hamza-it ka nënshkruar një tjetër person i quajtur Gidon Sarig. Por, sikurse do të shpjegohet më poshtë, Gidon Sarig ka nënshkruar dhe për llogari të një firme tjetër, e cila nuk është firma ”S.M.T”, e njohur si e Abdul Masit Hamza-it, por një tjetër firmë me seli qendrore në Dubai. Gjithsesi, kontrata e parë, ku në emër të Abdul Basit Hamza-it ka nënshkruar Gidon Sarig, duket se ka pasur destinacion Afganistanin dhe është nënshkruar më 26 korrik të vitit 1995. Sakaq, pesë muaj para se të nënshkruhej kjo kontratë, Sarig ka firmosur në emër të një kompanie londineze që s’ka lidhje me atë që drejtohet nga Basit Hamza dhe që quhej ”A.H.A” dhe që në dukje s’ka lidhje me kompaninë e drejtuar nga sudanezi Basit Hamza.
Kompania 2
Ndërsa Gidon Sarig ka nënshkruar në emër të Basit Hamza-it për ngarkesën e destinuar në Afganistan, kontrata e tij e dytë si pronar direkt dhe jo më si përfaqësues hedh dritë lidhur edhe me një tjetër firmë të përfshirë, e cila quhet ”A.H.A”. Por, nëse krahasohen dy kontratat në mënyrë të beftë, rezulton se përveç këtyre dy firmave në dokumente është shënuar dhe një e tretë, e quajtur ”Conjay Firearms & Ammunition ltd”, me seli qendrore në Londër. Në fakt kjo firmë është përdorur nga Sarig kur nënshkroi në emër të Basit Hamza-it, ndërsa pesë muaj më parë ai kishte nënshkruar po me MEICO-n një kontratë për të çuar armë në Dubai si pronar i firmës ”A.H.A. Ngarkesat duket se janë bërë në të njëjtën periudhë kohore, ndërsa është shumë interesant fakti se përgjatë kësaj periudhe ”harta” e veprimit të Basit Hamza-it ka qenë shumë e larmishme, pasi nga kontratat e lidhura prej tij dhe përfaqësuesve të tij destinacionet janë të shumëllojshme, ndërsa blerjet duken shumë ”urgjente”.
Kleringu
”Albania” ka faktuar dje se në të njëjtën ditë që i kishte shitur shtetit shqiptar 15 raketa “Strela”, sudanezi Abdul Basit Hamza ka bërë dhe një blerje prej 3 milionë e 700 mijë dollarësh. Kontrata në fjalë fliste për një blerje krehrash të pushkëve të tipave të ndryshëm dhe për municione më të rënda. Sakaq duket se dhe vetë kontratat janë konsideruar “shumë formale” nga palët, pasi vetëm në emrat e nënshkruesve ka gabime të përsëritura, ndërsa kushtet e kontratës janë të thjeshtëzuara në maksimum. Gjithsesi, edhe ngarkesa në fjalë është trajtuar me destinacion Sudanin, ndërsa “blerësi”, i cili është dekonspiruar tashmë si ortak i terroristit më të kërkuar të botës, ka qenë dukshëm edhe nën ndikimin e Iranit. Është fakt interesant që Shqipëria nuk ka kryer në këto vite zyrtarisht asnjë kontratë direkte dhe konkrete me këtë shtet, pasi Abdul Basit Hamza rezulton në disa raporte ndërkombëtare si “ushtar i besuar” edhe i krerëve iranianë.
MEICO bleu nga sudanezi 15 raketa ”Strela”
Më 22 shtator të vitit 1993 kompania shtetërore “MEICO” ka firmosur një kontratë më firmën “S.M.T”, në pronësi të Abdul Basit Hamza, ku ky i fundit rezulton se i ka shitur palës shqiptare pesëmbëdhjetë raketa “Strela”, me çmimin total prej 2 milionë e 300 mijë dollarësh. Abdul Basit Hamza, i skeduar si ortak dhe financues i terroristit Osama Bin Laden, rezulton se përveç kësaj shitjeje si kontraktor privat nga Indonezia (aty rezulton e regjistruar firma e tij “S.M.T”), ka kryer një numër shumë të madh veprimesh financiare dhe tregtie me palën shqiptare, ndërsa kontrata në fjalë flet edhe për një shitje. Në fakt, raketat “Strela” përdoren kryesisht në vendet që bënin pjesë në ish-Bllokun e Lindjes, ndërsa “gjetja” që ka bërë qeveria lë disa pikëpyetje nëse i referohesh shitësit, i cili në të vërtetë është kolonel sudanez. Pikësëpari, Abdul Basit Abaz asokohe rezultonte si një ndër kolonelët më aktivë të Ushtrisë sudaneze, ndërkohë që pala shqiptare ka nënshkruar kontratën duke e konsideruar atë si një subjekt privat me seli në Indonezi.
Dëshmia e Al Fadl: “Abdul Basit është kolonel i Sudanit”
Jamal Al Fadl, i arrestuar nga shërbimet e inteligjencës amerikane, gjatë gjykimit që iu bë në shkurt të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shndërrua në një dëshmitar të dorës së parë përsa u përket të dhënave që ofroi për rrjetin e Osama Bin Ladenit. Al Fadl ka dhënë dëshmitë e tij mbi një sërë aktivitetesh të Al-Kaedas, ndërsa nga deklarimet e tij, shërbimet amerikane mundën të kuptonin forcimin e madh që kishte karakterizuar organizatën e Bin Ladenit gjatë viteve ’90 si pasojë e implikimit të personazheve kryesorë të grupit të tij në disa konflikte në Europë dhe vende të Azisë e Afrikës. Gjatë dëshmisë së tij Al Fadl ka hedhur dritë dhe mbi marrëdhëniet që Osama Bin Laden ka pasur me gjeneralin sudanez që blinte rregullisht armatim te MEICO, duke e përshkruar atë si një njeri shumë të pushtetshëm në Sudan dhe si një ndër kanalet kryesore të furnizimit me armë dhe pajisje logjistike të organizatës së Bin Ladenit. “Quhet Abdul Baset Hamza dhe ka shqiponjë dhe yll në gradë. Ne e thërrisnim MUQADEM për shkak të funksionit të tij ushtarak. Ai i siguronte gjithë logjistikën e komunikimit Bin Ladenit. Edhe telefonin e parë celular Bin Ladenit ia ka siguruar Abdul Basit Hamza”, - ka deklaruar dëshmitari i penduar i Al-Kaedës, Jamal Al Fadl, para gjykatësve amerikanë.
27 Mars 2008