Dërgesa e drogës në Gjermani hetimet nxjerrin fajtorët
10/06/2009 Procedimi për Gazmend Hasajn
TIRANE- Specialistët e Prokurorisë për Krime të Rënda kanë përfunduar hetimet për shtetasin Gazmend Hasaj 33 vjeç nga Shkodra, i cili akuzohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër që është arrestuar në Gjermani, ka dërguar në drejtim të këtij shteti rreth 11 kg lëndë narkotike të llojit marjuanë. Nga provat e administruara gjatë procesit hetimor ka rezultuar se i pandehuri Hasaj në ditët e para të muajit husht 2008, ka dërguar në adresë të shtetasit Edis Muja (Gjermani) rreth 11 kg drogë. Mirëpo siç duket në gjurmët e këtij trafiku kishin rënë edhe agjentët e policisë gjermane, të cilët në datën 4 gusht kanë arrestuar në flagrancë të sipërcituarin Edis Muja. Ndërkohë që në të njëjtën kohë policia gjermane ka filluar bashkëpunimin me autoritet shqiptare, pasi mendohej se bashkëpunëtori tjetër i këtij trafiku ndodhej në Shqipëri. Pas një operacioni të mirëorganizuar midis dy policive është mundur të prangoset shtetasi i pandehur Gazmend Hasaj, për të cilin Gjykata për Krime të Rënda kishte vendosur masën e sigurimit personal “arrestit në burg”. Burime pranë organit të akuzës thanë se lënda narkotike është trafikuar nëpërmjet kufirit tokësor detar dhe më pas tokësor, nga Shqipëria në drejtim të Italisë e më pas në Gjermani. Shtetasi që ka pritur lëndën narkotike ka qenë pikërisht i arrestuari Edis Muja, i cili aktualisht po gjykohet për trafik droge nga drejtësia gjermane.