E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi, hapen dyert pas pushimeve

Pas pushimeve të vitit të ri, institucioni i Kuvendit i është rikthyer aktivitetit të tij të përditshëm. Administrata e Parlamentit, bashkë me ta edhe deputetët, dje kanë qenë të gjithë në ambientet e tyre të punës, duke u bërë kështu gati për një vit të ri, i cili pritet të jetë mjaft i ngjeshur për shkak se tashmë politika ka hyrë në një vit zgjedhor. Nga dita e sotme në Kuvend, pritet të nisë puna e mbledhjeve të komisioneve parlamentare, duke shqyrtuar projektligjet e fundit, të dala nga qeveria, të cilat duhet të jenë gati për seancën e ditës së hënë, e cila do të jetë e para për këtë vit. Aktualisht, ende nuk është përcaktuar saktë se çfarë do të ketë në axhendën e punës kjo seancë, por deputetët janë të ndërgjegjësuar se ky do të jetë një vit i ngarkuar me punë për ta, pasi në qershor politika shqiptare do të përballet me zgjedhësit e tyre për t‘u kërkuar votën.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›