Tre dynymë tokë, gjysma djerrë
Varfëria
Xhelil Gjata është baba i tre fëmijëve. Megjithëse është përpjekur të sigurojë bukën e gojës si emigrant në shtetin grek, nuk ka mundur të sistemohet dhe është detyruar të kthehet në vendlindje. Mësohet se ka vetëm tre dynym tokë, gjysma e së cilës nuk vaditet e nuk prodhon. Për këto shkaqe, vite me radhë kërkon në komunën Lunik që familja e tij të trajtohej me ndihmë ekonomike, si shumë familje të tjera në fshat. Por me gjithë kërkesat e vazhdueshme, nuk ka mundur të përfitojë një status të tillë.
#