Vizat, sa të bekuar jemi?
Mentor Nazarko
Besnik i stilit të tij të vjetër propagandistik, Kryeministri Berisha e shpalli ditën kur Komisionerët përgjegjës të Bashkimit Europian propozuan heqjen e vizave me Shqipërinë, si “ditë të bekuar”. Nuk kemi asnjë problem stili me njeriun që është i famshëm për përdorimin e sipërores absolute vend e pa vend - “prokurimet më të mira në botë; eksportet më të larta në Europën Juglindore; rritja më e lartë ekonomike në botë,” etj., etj. As nuk na shqetëson perspektiva se besnik i këtij stili ai do të shpallë prapë si ditë të bekuar, edhe ditën kur të vendosë Komisioni, edhe ditën kur ta miratojë Parlamenti Europian, edhe ditën kur realisht shqiptarët do të udhëtojnë pa viza drejt Bashkimit Europian. Pra, jeta jonë sipas stilistit, do të kalojë nga një ditë e bekuar në tjetrën. Në fakt çështja e qarkullimit të lirë të shqiptarëve, proces që vihet në lëvizje me vendimin e fundit të Komisionerëve përgjegjës, ngre dy pikëpyetje. E para, sa e bekuar është vërtet dita e djeshme? Thënë më seriozisht, a arritëm në kohë të merrnim këtë regjim preferencial vizash me Bashkimin Europian? Jemi vërtet më të privilegjuar se të tjerët në rajon? Dhe e dyta, sa kërcënohet ky proces nga faktorë politikë siç është kriza në vijim?
Po e nisim nga çështja e parë, nëpërmjet një analize në kohë dhe në hapësirë. Shqipëria arriti shumë vonë të marrë regjimin pa viza për qytetarët e vet. Nëse Kryeministri Berisha është me fat sepse arrin të jetë në krye të shtetit, në dy kohë, qoftë kur mund t’i merrnim vizat dhe ai na i largoi, pra në vitet 1992-1997, qoftë kur ne mund t’i marrim vërtet në 2005-2010, kjo s’do të thotë se në rastin e dytë marrja e vizave është meritë e tij. Apo se ne duhet të ndihemi me fat që e kemi sërish atë në krye të shtetit. Thënë më thjeshtë, Shqipëria kishte mundësi që ta merrte këtë regjim shumë më herët, ndoshta në vitin 1997, nëse Berisha nuk do të kishte lejuar piramidat që do të çonin në përmbysjen e tij me protesta që degjeneruan në revoltë popullore. Në vitin 1996, Shqipëria ishte gati të firmoste Marrëveshjen e Asociimit me Bashkimin Europian, një stad shumë më i avancuar në marrëdhëniet midis vendeve aspirante për anëtarësim dhe BE-së. Ishte ky një stad që e parashikonte heqjen e shpejtë të vizave për shtetasit shqiptarë, pavarësisht se atëherë nuk kishim bërë reformat që kemi bërë sot, duke filluar nga soliditeti i dokumenteve të identitetit, apo të ashtuquajturat reforma me të cilat mburret Qeveria. Shqipëria do ia kalonte me atë rast të gjitha vendeve të rajonit për të cilat sot Berisha thotë se si vende të hapësirës ish-jugosllave, lëviznin pa viza shumë më herët. Për shkak të luftërave në këtë hapësirë, Shqipëria mund t’i tejkalonte të gjitha këto vende, përfshi Serbinë apo Kroacinë dhe ndoshta mund të ishte në një hap me Slloveninë. Sot, nëse nuk do të ishin bëmat e viteve 1996-1997, Shqipëria duhej të diskutonte anëtarësimin dhe jo marrjen e vizave. Nëse Berisha e harron qëllimisht këtë fakt historik, nëse ai sugjestionon reporterët tanë, një pjesë të opinionit publik që formësohet apo modifikohet prej hyrjes në BE, një pjesë të të rinjve që s’kanë memorie historike, ne s’duhet ta harrojmë këtë. 14 vjet në jetën e një shteti nuk janë shumë, që ne t’i harrojmë, apo t’i shohim si pa lidhje faktet e verifikuara në një distancë të tillë kohore. Nëse do të kishim ecur më përpara me BE-në, me siguri edhe në NATO do të kishim hyrë më shpejt. Mbase do të ishte po Berisha që do t’i gëzonte frytet nëse do të sillej mirë në 1996-1997.
Me këtë analizë paraprake kaluam nga koha në hapësirë. Shqipëria kishte pra mundësi të kapërcente vendet e tjera të rajonit, që sot e kanë kaluar atë. Edhe sikur të injorojmë ç’ndodhi para 14 vjetësh, sot Shqipëria nuk mund të mbetej prapa Bosnjës, ashtu si dhe Bosnja nuk mund të mbetej e vetmja prapa Shqipërisë, kur potenciali emigrues është i vogël, kur njerëzit kanë më pak motive arratie nga vendi i tyre.
Nëse pranojmë argumentet e mësipërme, atëherë duhet të pranojmë se heqja e regjimit të vizave është një vendim tërësisht politik dhe këtu hymë në çështjen e dytë që shtruam në fillim të shkrimit. 3 kushtet e vendosura nga Komisioni janë realisht politike, duke mos kuptuar me këtë term, atë që kuptohet banalisht në disa mjedise publike në Tiranë. është miopi të konsiderosh teknike, mënyrën si një vend trajton të riatdhesuarit, mes tyre, vajzat që shkëputen nga bulevardet. Nuk është teknike, por politike të shtosh burimet për luftën kundër korrupsionit, domethënë të mbështesësh Task Forcat nëpër rrethe, të përbëra nga ekspertë të policisë, prokurorë, etj. Apo aq më shumë është çështje politike zbatimi i ligjit mbi konfiskimin e pasurive kriminale, ku futen sigurisht edhe pasuritë e krijuara me korrupsion. Pra, BE po të thotë se ke vetëm ligj dhe s’ke asnjë konfiskim në praktikë.
Po dhe nëse sipas një zhargoni dominant, do t’i quajmë teknike çështje të tilla, ambasadori Lohan thotë se marrja e vendimit në një ditë tjetër të bekuar, prej vendeve anëtare është tërësisht politike. çështja e zgjidhjes së krizës për të cilën prononcohen krerët e grupeve parlamentare kryesore në Parlamentin Europian është gjithashtu politike. Ndaj duhet të ftojmë kreun e Qeverisë të mos bëjë sikur e injoron politikën, ultimatumet e saj për zgjidhjen e krizës në një çështje të tillë kaq të rëndësishme për shqiptarët si heqja e vizave. Në mënyrë që dita realisht e bekuar të vijë sa më shpejt, se boll u vonuam dreqi ta hajë.