E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtëpia bordello, kapet pronari

Një 52-vjeçar në rrethin e Librazhdit që prej dy vjetësh e kishte kthyer banesën e tij në qendër prostitucioni. Sipas burimeve zyrtare të policisë është ndaluar Xhavit Koçi, banor i qytetit të Librazhdit, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe përvetësim parash në shuma të mëdha. I njëjti burim ka konfirmuar se Koçi, që nga viti 2006 kishte detyruar 30-vjeçaren L.S., banuese në këtë qytet, që të prostituonte në banesën e tij. Mësohet se Koçi i përzgjidhte vetë klientët e saj, të cilët paguanin sipas tarifave të paravendosura prej tij. Por, ajo që ka zbuluar tutorin ka qenë vetë 30-vjeçarja, e cila pasi nuk ka arritur të marrë paratë e "punës" së saj, e ka denoncuar në policinë e këtij rrethi. Dy ditë më parë, L.S. ka bërë denoncim në adresë të 52-vjeçarit, për shfrytëzim dhe përvetësim të parave. Burime nga policia bëjnë të ditur se Koçi përveçse e detyronte të prostituonte edhe me klientë të papëlqyer, kishte përvetësuar rreth 5 milionë lekë me të cilat duhet të paguhej L.S. Burime të policisë bëjnë të ditur se Koçit i është dhënë masa me burg pa afat dhe prokuroria e Elbasanit po heton më tej mbi ngjarjen, pasi dyshohet se i arrestuari mund të ketë shfrytëzuar edhe femra të tjera.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›