Vrasja e dyfishtë në Velipojë, prokuroria kërkon dënimin maksimal
Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për njeriun që vrau nënë e bir në Velipojë të Shkodrës. Në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër është zhvilluar dje seanca gjyqësore në ngarkim të 32-vjeçarit Arjan Zefi, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të një gruaje dhe djalit të saj, ngjarje kjo e ndodhur në muajin dhjetor të vitit 2007 në Velipojë.
Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të hapura dhe në të morën pjesë si pjesëtarë të familjes së viktimave, ashtu dhe ata të autorit të krimit të rëndë. Duke parë këtë situatë në gjykatë kanë qenë në gatishmëri forca të shumta policie me qëllim parandalimin e ndonjë përplasjeje të mundshme mes familjeve. Por gjatë gjithë seancës dhe më pas mes dy familjeve nuk ka pasur asnjë përplasje, qoftë edhe me fjalë. Prokurorja e kësaj çështjeje, Françeska Lekani, gjatë prezantimit të provave para trupit gjykues është shprehur se shtetasi Arjan Zefi ka kryer dy vrasje njëherësh me dashje dhe të paramenduara mirë.
Prokurorja Lekani ka hedhur poshtë dëshminë e autorit të kësaj ngjarjeje, Arjan Zefi, i cili pretendon se ka qëlluar mbi viktimat për t‘u vetëmbrojtur, pasi viktima Age Preka ka pasur një pistoletë në brez. Më tej, pas prezantimit të provave, prokurorja i ka kërkuar trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Maliq Memqaj, që i pandehuri të dënohet maksimalisht me burgim të përjetshëm për veprat penale të dy vrasjeve me paramendim të shtetasve, Age Preka dhe Refael Preka, si dhe të armëmbajtjes pa leje. Ndërsa pala mbrojtëse ka kërkuar një afat kohor prej tre ditësh për të paraqitur konkluzionet e saj përfundimtare. Avokati i të pandehurit Zefi ka sqaruar se në seancën tjetër do të sjellë prova të tjera që vërtetojnë se i akuzuari për dy vrasje e ka konsumuar veprën penale në kushtet e vetëmbrojtjes. Trupi gjykues ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës dhe ka vendosur që seanca tjetër të zhvillohet pas tri ditësh, më 3 maj 2008.
Krimi për të cilin akuzohet Arjan Zefi ka ndodhur më 24 dhjetor të vitit 2007, në fshatin Çast të Komunës Velipojë, rreth orës 13:30. Autori i vrasjes së dyfishtë, Arjan Zefi, ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një makine tip "Fiat", në të cilën po udhëtonin nënë e bir, Age Preka 55 vjeçe dhe Rafael Preka, 20 vjeç. Autori kishte zënë pritë në një kthesë të rrugës që të çon në qendër të fshatit dhe që ndodhet vetëm 200 metra larg shtëpisë së tij. Nga breshëria e automatikut kanë gjetur vdekjen e menjëhershme nënë e bir, të cilët kishin dalë atë ditë për të bërë pazaret e Krishtlindjeve. Familja e viktimave Age e Rafael Preka dhe ajo e autorit Arjan Zefi e kanë nisur konfliktin mes tyre që në vitin 2005 dhe shkak është bërë një mosmarrëveshje për një pronë. Menjëherë pas ngjarjes, policia e Shkodrës bëri të mundur kapjen në flagrancë të autorit të këtij krimi, i cili u dorëzua nga banesa e tij pa rezistencë.