Aksident tragjik në Laç, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve është shënuar mbrëmjen e sotme në Laç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Laç-Fushë Krujë, ku një automjet në të cilin udhëtonin 3 persona është përplasur me barrierat e rrugës duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të automjetit Arben Loci, 37 vjeç dhe plagosjen e dy pasagjervë të tjerë që ndodheshin në të. Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit, ndërsa bën me dije se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia mbi normat e lejuara.