E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtëpia e Dash Pezës, Xhaferri: Objekti muze do t’i kthehet drejtorisë rajonale të Kulturës

Ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferraj deklaroi sot shtëpia e Myslym Pezës, në Pezë të Tiranës është një objekt-muze, por kjo nuk ka lidhje me pronarët, të cilët mund të qëndrojnë qetësisht në atë ambient.
“Objekti i shtëpisë-muze do t’i kthehet drejtorisë rajonale të kulturës kombëtare të Tiranës. Por marrja e vartësisë nuk ka lidhje me pronarët, dhe nuk cenon jetën e tyre, të cilët mund të vazhdojnë të banojnë në të. Ne kemi me dhjetëra raste të tilla, kur objekte me vlerë ose i ruajnë dhe i mirëmbajnë pronarët vetë, ose shteti, ose të dy në bashkëpunim”- u shpreh ministri Xhaferri.
Më tej ai ka sqaruar se nuk ka vendim për heqjen e shtëpisë nga lista e monumenteve të kulturës, por vetëm një propozim në vitin 2006, ardhur nga Bashkia e Tiranës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›