E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/kryeministri Meta: Dialogu politik i shërben vendit, Rama të heqë dorë nga ultimatumet tekanjoze


Shqipëria përfiton liberalizimin e vizave duke plotësuar 3 kushtet e Komisionit Evropian


Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, në daljen e parë për mediat pas kthimit nga samiti BE-Ballkani Perëndimor në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës, ikurajon politikën në Shqipëri në gjetjen e një rrugë zgjidhje, përsa i takon ngërcit politik. Kreu i diplomacisë shqiptare cilësoi se liberalizimi i vizave do realizohet nga plotësimi i kritereve teknike, ku Shqipëria po punon për të përmbushur edhe 3 kushtet e fundit, por njëherazi theksoi edhe gjetjen e dialogut politik. “çështja e liberalizimit të vizave bazohet në kritere teknike. Shqipëria ka plotësuar të gjitha kriteret veç tre elementëve që janë në proces dhe për të cilat ne vazhdojmë të raportojmë. Por, mungesa e dialogut ndikon në stabilitetin e institucioneve ndaj duhet t’i jepet fund ultimatumeve tekanjoze dhe për të arritur në një zgjidhje sipas Kushtetutës së vendit. Kjo nuk do të thotë se mosfunksionimi i dialogur politik është një element pozitiv për stabilitetin e institucioneve dhe ecurinë e reformave sidomos në drejtësi. Takimi në Strasburg, përpjekjet që bëhen edhe nga përfaqësues të PE-së apo komitetit ndërkombëtar do të vijojnë dhe bashkë me to do rritet përgjegjësi për të vendosur dialog pa ultimatume të panevojshme që më shumë se sa përparim të dialogut synojnë plotësimin e kapriçove individuale”- deklaroi zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta. Duke iu referuar Takimit të Nivelit të Lartë në Sarajevë, Meta theksoi se takimi i kushtoi vëmendje të veçantë Ballkanit Perëndimor


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›