E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtëpia e Flamurit rrethohet me llamarina, Bashkia ‘përplaset’ me pronarët

KORCË- Bashkia e Korçës denoncon rrethimin e Shtëpisë së Flamurit, me llamarina.

Në një reagim për mediat, Bashkia bën me dije se kanë barë kallim penal në polici të pronarëve të shtëpisë, me pretendimin se aty po bëhen ndërtime pa leje.

Pronarët nga ana e tyre kanë akuzuar kreun e Bashkisë Niko Peleshi, se kërkon ta blejë vetë Shtëpinë e Flamurit. Pronarët theksojnë se ato do i kthejnë identitetin shtëpisë, ndërkohë që kryebashkiaku Peleshi ka vetëm qëllime personale mbi të.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›