Shkëmbeu zjarr në 2004, prangoset
18/03/2005 SHKODËR – Policia e Shkodrës arrestoi dje shtetasin 28-vjeçar Marash Mali, nga fshati Toplanë, i komunës Dukagjin, të këtij rrethi. Mali ka qenë i shpallur person në kërkim, pasi akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë në vitin 2004.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin e tij, Toplanë, në qershor të vitit të kaluar, ku Mali kishte qëlluar me armë zjarri bashkëfshatarin e tij, Mark Guraleci, por pa mundur ta vrasë atë. Në mes të shkëmbimit të zjarrit mes dy shtetasve mbeti e vrarë nëna e Guralecit nga vetë arma e të birit.
Vrasja e ndodhur pa dashje nga Mark Guraleci bëri që ai të arrestohej dhe të dënohej për armëmbajtje pa leje dhe për vrasje pa dashje.