E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpitë, nuk priten ndryshime në çmime

SHKRUAN: Sabina Veizaj 14-01-2011 13:52

Agjentët imobiliarë thanë për gazetën “MAPO” se viti 2010 nuk ka qenë shumë i mirë për sektorin e shitjeve të apartamenteve, tokave dhe vilave. Qiratë janë rritur 10-30 %, sipas zonave. Viti 2011 pritet të rrisë ccmimet në kryeqytet brenda unazës

Qytetarët shqiptarë, përgjatë 2010-ës, kanë treguar se kanë investuar në pasuri të paluajtshme vetëm nga nevoja. Viti që shkoi, nuk ishte vit luksi për shqiptarët. Agjencitë imobiliare në kryeqytet thanë për gazetën “MAPO”, se viti që lamë pas mund të konsiderohet ende vit krize për tregun imobiliar të shitjes, si të apartamenteve në përgjithësi, atyre 3+1, dublex, vilave, trojeve. Ndërsa parashikimet për 2011, përsa i përket shitjeve të apartamenteve dhe trojeve, do të paraqitet e njëjtë me 2010-ën, madje edhe me ccmime më të shtrenjta, për Tiranën kryesisht në zonën e Unazës, brenda saj. Agjentët imobiliarë vënë në dukje se, sektori i qirasë ka funksionuar mirë, pavarësisht ccmimeve të rritura, 10-30 %, nga vjeshta e 2010-ës, sipas zonave specifike. “Tetë muajt e parë të vitit, sektori i shitjes së apartamenteve dhe trojeve ra në masën 25 %, krahasuar me një vit më parë dhe 50 %, krahasuar me vitin 2008, kur u ndjenë hapat e para të krizës. Ndërsa fundi i vitit 2010 ishte i mirë, përsa i përket kërkesës, pavarësisht rezultatit. Në të njëjtën kohë mund të them se, blerjet e apartamenteve kanë qenë nga nevoja, jo luksi” - u shpreh një agjente imobiliare, në një agjenci tek “21 Dhjetori”. Sipas saj, kërkesat për apartamente kanë ardhur nga familjet në nevojë dhe cciftet e reja. Ajo tha për “MAPO” se dëshira e blerësve ka qenë për apartamente të reja, por kanë përfunduar përherë në apartamente të pallateve ekzistues, për shkak të ccmimit, por edhe për arsye se pallatet ekzistues janë të pajisur me hipotekë. “Apartamentet 2+1 janë shitur me ccmime nën minimumin e mundshëm. Kërkesat kanë qenë për zonën brenda unazës”, - u shpreh një tjetër agjente imobiliare. Sipas tyre, emigrantët nuk kanë ndikuar fare në tërësi, në tregun e shitjeve, në periudhën e pikut të tyre, verë dhe fundvit, sepse janë të frikësuar nga gjurmët e krizës. Në të njëjtën kohë, ato kanë pohuar se edhe ccmimet nuk janë favorizuese. Agjencitë referojnë se ccmimet nuk kanë ndryshuar dhe nuk priten të ulen, përkundrazi, në zona ku ka shumë ndërtime në përfundim kërkesa do rritet dhe oferta do të jetë më e shtrenjtë për vitin që sapo kemi hyrë. “Flasim për zonën në Kopshtin Zoologjik dhe Brenda Unazës. Tregu imobiliar i shitjes përcaktohet nga zonat. Qendra e ish-bllokut rezulton se ka më shumë shitje. Ccmimet në këtë zonë variojnë nga 1300 – 1800 euro metri katror. Zona e ‘Astirit’ rezulton se ka një rritje të ndjeshme, krahasuar me vitin 2009 prej 35 %. Në këtë zonë, ccmimet variojnë nga 600 – 650 euro për metër katror, ndërsa një vit më parë ccmimet po në këtë zonë kanë qenë 480 – 500 euro për metër katror. Po ashtu, edhe ‘Zona e Freskut’ ka rritje në shitje, me 15 %, në lidhje me vitin e kaluar. ‘Shitje më të larta rezultojnë në zonën e ‘Astirit’, Kasharit, Dajtit sepse ccmimet janë më të lira’ – konfirmojnë agjentët imobiliarë në kryeqytet. Ato raportojnë për “MAPO” se emigrantët nuk kanë qenë faktor ndikues dhe orientues në tregun e shitjes së apartamenteve për 2010-ën. “Në agjencinë tonë ka pasur vetëm një shitje apartamenti luksoz një emigranti, i cili e pa dhe vendosi të paguajë menjëherë, por kjo ishte thjesht rastësi” - tha një agjent imobiliar. Ndërsa, përsa i përket kërkesës për toka, sipas tyre, në kryeqytet nuk ka pasur fare interes. Ata u shprehën se blerësit janë interesuar për sipërfaqe të vogla toke, në zona ku nuk ka më hapësira të lira, si në zonën e “Ish- Bllokut”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›