Shtet me drita të ndezura
Nga Flamur BËRDËLLIMA
Më rrëqethet ende mishi kur më parakalojnë pamje rrëqethëse të atyre banorëve të Kukësit që era apo tufani më saktë ua kish shkatërruar çadrat dhe në mes të acarit qaheshin tek gazetari për gjendjen e tyre. Jam i sigurt se ndonjë biznesmen human do tu dërgojë diçka këmbëzbathurve kuksianë, ashtu siç ndodhi me një familje pukjane para ca ditësh, ashtu siç po ndodh me pallatin në Gjirokastër, me Gërdecin, apo ... Në të vërtetë, një koleg e ka thënë saktë: "Na ishte një herë Gërdeci", por edhe kaq mjaftojnë për të ngritur me dhimbje pyetjen: "Cfarë është ky, shtet, ambulancë urgjence apo zjarrfikëse"? Për politika strehimi, flitet, O Zot kaq shumë, non stop, në media dhe jashtë saj, afatmesme dhe afatgjatë, për banesa popullore dhe zona të tëra, por realisht jemi ku e ku larg zgjidhjes së këtij problemi për shqiptarët. Nuk po marr ndonjë shembull tjetër, por kur isha në Rumani, në kohën e Çausheskut madje, kishte me mijëra banesa të lira, dhe kur një çift martohen, me një kredi të butë e merrte atë shtëpi. Sot jam gati 50 vjeç dhe problemi i strehimit të shqiptarëve më ka ndjekur që kur isha 10 vjeç: Sorollatjet në Komitetin Ekzekutiv, mbledhjet e organizatës, të bashkimeve profesionale, të frontit, puna vullnetare në 3-4 pallate, lufta për katin, për krahun e diellit apo të hijes etj etj etj. Realisht strehimi ishte një nga faqet e errëta të diktaturës. Po si më je Shqipni, kryelartë apo me kryet në hi? Si janë pallatet e ndërtuar 10, 20 apo 30 vjet më parë? U ka mbetur ndonjë copë suva pa rënë? Po dritaret që ndajnë katet nga njëri-tjetri, ka ndonjëra ndonjë xham? Po strehët e çative? Ka ndonjë që nuk është bërë me minus? Po folur për shtesat pa leje të kateve dhe vandalizmin e vërtetë të pushtetarëve të të gjitha niveleve për të betonizuar pa asnjë kriter deri dhe ato të pakta objekte sportive që kemi në kryeqytet dhe në rrethe. Kur dëgjoj, demek nga goja e progresisteve, se në Shqipëri ka "mafje ndërtimi", më vjen për të qeshur. Sigurisht përmes lotëve. Njëlloj edhe kur shoh ato mbledhjet e KKRRT-ve të Republikës apo të Tiranës, ku fjalët "Plani Francez", "Plani Hollandez", "Plani Lesh e Li", etj etj. Perse nuk themi atë që të gjithë e shohim: Strategji ndërtimi nuk ka në Shqipëri, edhe pse ka shumë ndërtime. Kujtohen për popullin këta zotërinj qeveritarë vetëm kur vijnë zgjedhjet. Bile të ishte për ta me mirë të mos kishte zgjedhje fare. Zakonisht kur trajtoj tema të tilla fus ndonjë batutë humori, por dhe ai më ka ngrirë se motra ka vënë nja 3 legenë për të mbledhur ujin që vjen nga komshiu lart. Duhet të ankohem, po ku? Nejse shyqyr tek batanija e krevatit nuk pikon, kështu që më duket se ja hodha dhe këtë dimër. Ajo që më habit është fakti se si repartet e zjarrfikëses, dhe ato të ambulancave të urgjencës, nuk mësojnë nga mjekërbardhi shtet që, po or po, shfaqet gjithmonë me veladonin e "postgerdecit, postgjitokastrës, postleshit". Nejse të gjitha do ti rregullojmë kur të marrim nga qeveria e bollëkut nga një kompjuter secili, sigurisht pentium 4, dhe atëherë edhe llaçin edhe tullat edhe ekskavatorit, do të na vijnë me e-mail, edhe kaq.
Last Updated on Saturday, 14 February 2009 22:35