Zogby duhet lexuar mirë nga Berisha, se viza 1 vjeçare ndryshon nga viza tranzit
Nga Robert PAPA
Zogby është një kompani serioze pollesh në SHBA. Ndaj duhet vlerësuar kjo nismë e një stacioni shqiptar televiziv dhe një kompanie me qendër në Ustica, Nju Jork. Amerikanët janë një shoqërie e drejtuar nga pollet. Bush u largua nga zyra me 30 % mbështetje, shifra më e ulët për një president; sipas Zogbyt, edhe Berisha është në nivelin 32%, pra mbi 65% kundër tij. Lideri gjysmo djathtist, ose centristo-djathtist e di mirë se se duhet nënlexuar mesazhi i një kompanie amerikane. Ndaj ai vrapoi dhe pranoi një bashkëpunim me Cekën, drejtues i një partie me shumë peshë në qendrën e majtë, duke dashur të na thotë se nëse humbet kjo jo për faj të tij, por të aleatëve të tij të imponuar. Pra Berisha, është gati t'ia dorëzojë PD-në, ose Zogajt, ose Imamit ose Cekës. Prirja e tij për t'ia lenë Kopistit, Basha nuk u prit mirë si nga baza, por edhe nga dyshja Topalli-Mustafaj. Kësisoj Berisha është gati të ndajë përgjegjësinë e një humbjeje. Zogby ishte i pamëshirshëm më LSI-në, por janë 19% e shqiptarëve që akoma nuk e dinë se si do votojnë. Ata nuk janë as për PD e as për PS, pra mund të shkojnë për Polin e Lirisë, LSI ose për partitë e vogla. Do ishte fat që as PD e as PS të mos i kalonin 30%, sepse mbase kësaj radhe nuk do kemi vjedhje votash. Zogby na ribindi se as PD e as PS nuk janë parti të mëdha, por parti interesi që nuk ndryshojnë shumë syresh, aq sa nuk kuptohet se kush është i djathtë a i majtë. Berisha u kthye nga vizita private në Uashington dhe kuptoi mirë se për Uashingtonin ai tashmë është një lider që lejohet të hyjë në department, por e presin në këmbë e jo të ulur me nge, pra ai e kupton se viza një vjeçare me shumë hyjre -dalje ndryshon nga një vizë tranzite. Zogby i kujtoi Berishës një postulat të militantëve të PD; "Nëse ne kemi vdekur për Berishën, edhe ai ka vdekur për ne".
Last Updated on Saturday, 14 February 2009 22:37