E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lustra e keqe e lustracionit

Nga Besi BEKTESHI
Nuk mund të ketë gjë më të rëndomtë se sa atëherë kur një ligj duhet të ketë rëndësi dhe efektivitet, dhe kur në fakt shkon puna deri aty, sa të paragjykohet si një atavizëm si punë bishti që vetëm të dallon jo për mirë nga të tjerët. Që një shoqëri si e jona ka së paku që nga viti 1992 që toleron, dhe lartëson spiunë dhe shërbëtorë apo komunistë të pa ndreqshëm në politikën dhe qeverisjen e lartë, si dhe në organet e drejtësisë kjo nuk ka dyshim, por se do të vinte puna që edhe atëherë kur duhej bërë një diçka e tillë lustruese, të paragjykohej, të shtrembërohej dhe të përgojohej kaq shumë, kjo nuk duhej lejuar dhe nuk duhet të ndodhte. Qeverisjet dhe dy partitë kryesore në Shqipëri, të zëna me njëra tjetrën se kush do të kishte në gjirin e tyre më shumë spiunë, i kanë lartësuar ato deri në fundin e 2008- ës. Por në fakt afati i KiE po mbaronte dhe ky afat megjithëse tepër i vonë, ishte si kriter integrues dhe mbas Gërdecit dhe disa veprimeve të tjera komprometuese, ky ligj u sajua nga maxhoranca. Natyrisht shumë e çuditshme është mungesa e asistencës nga pikërisht KiE-ja dhe nga organizma që vazhdimisht, kanë kontrolluar qeveritë në këtë vend. Për opozitën e cila është një mish-mash midis qenies në trashëgiminë komuniste dhe të trashëgimive të tjera post komuniste dhe që kanë mëkate të shumta, ligji u transfigurua në një faj të Berishës, i cili patjetër do të kërkonte të largonte nga prokuroritë dhe gjykatat edhe të mbeturit nga kasta e sigurimsve dhe të prokurorëve të dikurshëm që tani me zell, kanë në dorë edhe dosjet e reja të korrupsionit qeverisës. Hajde merre vesh tani, si janë kërleshur patriotizmat me spiunë, prokurorë dhe gjyqtarë të toleruar deri dje, të cilët kanë shërbyer si atëherë dhe tani, pa ju hyrë ferrë në këmbë si me njërën dhe tjetrën parti.Me daljen e ligjit, i cili në fakt i bie ndesh vetë ligjit (kushtetutës) dhe kjo kuptohet qartë, sepse është bërë shumë vonë në kohë, u kuptua edhe targeti qeverisës, por edhe targeti demulues dhe mos pjesëmarrës i socialistëve, që duan patjetër të marrin pikë në këtë rast, e ti kenë për zgjedhje. U paralajmërua qeveria dhe maxhoranca nga ambasada amerikane. Nga ambasadorë të lartë, nga këshilltarë dhe përfaqësues të KE-së dhe BE-së por dhe nga komisionerë e të tjerë varg e vijë se ligji do të nxjerrë probleme dhe se duhen ndryshime dhe këshillime. Por jo, në maxhorancë nuk dëgjojnë, dhe kërkojnë e betohen, se do të implementohet ligji në mënyrën më të pastër të mundur. Nga njëra ana është PD-ja dhe përfaqësuesit e saj dhe disa organizata të Ish Persekutuarish që mbrojnë ligjin dhe nga ana tjetër është PS-ja dhe rrotullakët e saj, si G99 që e kundërshtojnë atë me demek teknikisht, por në fakt nuk e duan aspak, sepse ju duket se po ju shkatërrohet trashëgimia e bukur që kanë. Moralisht janë që të dy palët tepër, por tepër të pa sinqertë me lustracionin. Po ja largojnë lustrën të gjithë procesit të Lustracionit dhe me sa duket me qëllim. Me arsyen se e kanë bërë vonë këtë ligj, që duhej të kishte mbaruar përpara shumë viteve dhe tju kishte treguar vendin të gjithë spiunëve dhe hierarkëve kriminelë komunistë dhe po ashtu edhe shërbëtorëve të tyre më poshtë, tani kujdesen të dyja dhe kështu kanë qenë edhe propozimet si të njërës dhe tjetrës, që ligji të kapte vetëm njerzit me target të sotshëm dhe që i bëjnë sa më pak keq palës propozuese dhe sa më keq asaj kundërshtare!!! Për fatin e keq, këtë gjë,  kanë toleruar dhe kanë bërë gabim edhe të huajt mbikqyrës në këtë vend. Sot ato reagojnë disi me forcë, se e kuptojnë se ky ligj do të ketë pasoja ligjore dhe trandje të politikës në vend. E fundit, ka qenë ashpërsia e drejtë, por e vonuar e ambasadorit anglez në Universitetin e Shkodrës. Them e vonuar, sepse tani në këto terma, duket sikur ju bën nder socialistëve që nuk e kanë as ato me sinqeritet lustracionin në këtë vend.
Po të kishin qenë kaq pasionantë për të lustruar socialistët, duhej të kishin bërë ligj me kohë dhe të kishin pastruar veten njëherë dhe pastaj të kishin hequr edhe barrën e trashëgimisë kulturore dhe politike, por akoma më keq njerëzore të ish PPSH-së Ambasadori Wilson në Shkodër, pak a shumë tha se Ligji i lustracionit cënon gjyqësorin dhe prokurorinë dhe me një lehtësi të hapur ka kërkuar edhe pezullimin e tij nga Gjykata Kushtetuese. Ai ka treguar respektin e duhur për Shkodrën, që është pa fjalë, qyteti dhe rrethi më i persekutuar në Shqipëri.
Duhet imagjinuar tashmë qartë, se çfarë do të thotë që Shkodra me mbi 3000 të persekutuar rëndë dhe të pushkatuar, të burgosur e internuar deri në vitet 90-të, të kuptojë se lustra e lustracionit është hequr. Wilson, ka shprehur qartë edhe se, po të mos rikontrollohej dhe reflektohej ky ligj nga qeveria edhe integrimi do të kishte pasoja të rënda. Aty u tha më saktë se BE-ja është e shqetësuar për faktin se ligji nuk po ndryshon, ndërkohë që Shqipëria, po kandidon për statusin e kandidatit. Për më tepër se Wilson, bëri një ngjizje të këtij mos reflektimi të ligjit, me zgjedhjet e ardhshme dhe standardet e tyre, me standardet e ligjit, dhe deklaroi se gjërat mund të shkojnë edhe më keq dhe se duhet të sigurohemi se po merren vendimet e duhura që 2009-ta, të mos jetë një shans i  humbur për Shqipërinë. Një ditë më pas edhe ambasadorja Çeke me të ish të përndjekurit ka deklaruar se: Ligji është i vlefshëm, është në fuqi, por unë personalisht mund të imagjinoj edhe ndryshime të mundshme. Në se Shqipëria vendos që këtë ligj ta ndryshojë, BE-ja është përgatitur të japë këshillat e nevojshme ligjore, që ky ligj të ketë një përmbajtje sa më të përshtatshme. Në anën tjetër, nuk duket se në maxhorancë ka lëkundje edhe pse brenda ka tërmet kosheince, që ka të bëjë me ndërkombëtarët. Pse të shkojë puna deri këtu me një ligj, që duhet të ketë brenda sinqeritet dhe drejtësi por edhe ligjësi të plotë dhe të pa cënueshme integriteti në zbatim?? Pse?? Sepse, kur është nisur nuk ka pasur qëllimin e vërtetë të lustracionit, por të largojë lustrën e vetë ligjit. Ta fusë atë në gojëdhana dhe të lëndojë përsëri të përndjekurit politikë, që kanë 18-të vite që shohin spiunë dhe kriminelë nëpër zyra të larta të shtetit. Kuptohet se kur kundërshtojnë ndërkombëtarët. Kur opozita fërkon duart se ligji është një shkak për tu ulur pikaverazhi qeverisës, dhe për më tepër kur maxhoranca nuk reagon tashti, sepse ka hallin ti shkojë e saja, ligji nuk do të zbatohet kurrë normal dhe atëherë kur të zbatohet, do të krijojë disa mostra që nga spiunë dikur, dhe inkuizitorë, do të kthehen në këto vite viktima politike të demokracisë shqiptare. Turp i madh!! Turp për targetin e dobët dhe të paragjykuar të demokratëve, turp për jo sinqeritetin e plotë të socialistëve dhe në një farë mënyre mungesën e madhe e vigjilencës së ndërkombëtarëve, që e dinë nga përvoja e gjatë në këtë vend, se kështu përfundojnë sajesat ligjore të dy kampeve të mëdha politike PD-PS, në qartësim me ligjin në fjalë dhe ndjeshmërinë e madhe që ky ligj ka në një farë mënyre në popull. Nuk mund të tolerohet as krenaria demokrate me kënaqësinë që ligji do të largojë disa prokurorë dhe gjyqtarë që kryesisht kanë në duar dosje të vitit 2007-8-të, dhe as nënqeshja sarkastike e socialistëve, që në fakt nuk duan aspak një ligj të tillë, por bëjnë sikur janë më parimorë.
Si do të përfundojë kjo thyerje krahësh midis maxorancës dhe ndërkombëtarëve kësaj radhe është pak vështirë të kuptohet, por ajo që merret vesh është, se si të përndjekurit, ashtu edhe spiunët dhe po ashtu edhe raca e të mbijetuarve po lustrohen me këtë ligj që nuk ka më lustër si i tillë. Ka vetëm një emër që i përshtatet dhe që mund të konsiderohet barbarizëm ligjor në kurriz të mijëra viktimave dhe në kurriz të një populli, që për dekada i mbajti mbi supe spiunë, kriminelë dhe banditë politikë dhe që sot, është i detyruar që ti përkëdhelë me ligjin pa lustër. Pa lustër, krejtësisht i tillë, ku asnjë njeri nuk mund të shikojë fytyrën e tij të vërtetë dhe ku një pjesë e madhe e spiunëve, por edhe komunistëve të lartë, me damkën më të keqe, mbase ju duket fytyra krejtësisht e bukur si dikur, kur pr

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›