Shtetasi turk pranohet për studimet e ciklit të parë
01/02/2010 Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Pjesë e studimeve të ciklit të parë në fakultetet publike do të jenë edhe shtetasit e huaj, të cilët kanë dorëzuar aplikimet e tyre që në fazën e parë të pranimit. Konkretisht, pas verifikimit të kritereve të pranimit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, pjesë e Universitetit të Tiranës është aprovuar edhe përfshirja e një shtetasi turk. Konform rregullores së pranimit në institucionet e arsimit të lartë publik në vendin tonë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës njofton se është aprovuar kërkesa e shtetasit turk Mehmet Ay për ndjekjen e studimeve të larta gjatë këtij viti akademik. Ky shtetas duhet të paraqitet pranë sekretarisë së fakultetit, për të kryer procedurën e regjistrimit në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë. Vetëm pas mbylljes së kësaj procedure do të lejohet të frekuentojë procesin mësimor.