E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtetësia, 2 mijë lekë për t’u bërë shqiptar



Në Kuvend mbërrit projektligji i qeverisë, i cili bën një ndryshim në taksat që paguhen në gjendjen civile. Pikërisht në këtë ndryshim ligjor, përcaktohet se kur një shtetas i huaj që merr shtetësinë shqiptare, paguan në gjendjen civile vetëm 2 mijë lekë të reja për t’u regjistruar si shtetas shqiptar. Projektligji më tej përcakton edhe tarifat e tjera të këtij shërbimi, si procedura e ndryshimit të emrit apo mbiemrit kushton 1 mijë lekë, certifikata familjare 200 lekë, mbajtja e aktit të martesës 1 mijë lekë si dhe procedura për ndarje apo bashkim familjar 1 mijë lekë. Këto taksa janë unifikuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›