E Diel, 1 Nëntor 2026

Netanyahu, Berishës: Përgëzime për zhvillimin e Shqipërisë



Kryeministri i Izraelit, Beniamin Netanyahu, përgëzon Kryeministrin shqiptar Sali Berisha për progresin e arritur gjatë mandatit të parë dhe i uron atij suksese në rizgjedhjen në krye të qeverisë. Netanyahu i dërgoi dje një mesazh urimi Kryeministrit të vendit Sali Berisha, me rastin e riemërimit në këtë detyrë, ku shprehu edhe angazhimin e tij për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve. Sipas zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, në mesazhin e tij, Kryeministri izraelit i uroi homologut shqiptar "sukses drejt prosperitetit dhe zhvillimit të mëtejshëm të Shqipërisë". Qeveria e re, e drejtuar nga Kryeministri Berisha, u votëbesua në Parlament në datën 16 shtator. Para fillimit zyrtarisht të punës, anëtarët e Këshillit të Ministrave u betuan edhe para Presidentit të Republikës, Bamir Topi, gjatë një ceremonie zyrtare në Pallatin e Brigadave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›