E Diel, 1 Nëntor 2026

Petro Koçi: PS nuk reflektoi pas humbjes



Një zë aktiv në PS, tashmë me një parti të tijën për shkak të përplasjeve me Edi Ramën që e çuan drejt largimit nga partia, Petro Koçi, mendon se PS nuk ka reflektuar pas humbjes së 28 qershorit. Ai mendon se duhet ndryshuar sërish kodi zgjedhor dhe në këtë rast PSV’91 është gati të bashkëpunojë me atë pjesë të së majtës që e kërkon këtë gjë. “Prisja një reflektim serioz nga kongresi i PS-së lidhur me shkaqet e humbjes dhe përçarjes së të majtës, por kjo nuk ndodhi. Kjo mungesë reflektimi do vazhdojë ta mbajë të majtën të përçarë dhe të dobët. Dashamirësia jonë parakongresuale nuk gjeti gatishmëri dhe aftësi për të pranuar gabimet e bëra në administrimin politik të PS-së, përkundrazi këto gabime po thellohen edhe sot me kërcënime të reja për “vetëpërjashtime! Në këto kushte PSV’91 do vazhdojë të orientohet drejt faktorësh politike të majtë që kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor, por edhe atë kushtetues. Uroj që shumica e partive të majta politike të shprehë hapur platformën e ndryshimit të sistemit zgjedhor dhe zbatimin e politikave institucionale”, - u shpreh dje për median Petro Koçi. I pyetur nga media lidhur me aleancat e mëtejshme politike të PSV’91, kryetari i saj, Petro Koçi, ka deklaruar se "drejtimi i bashkëpunimit tonë përcaktohet nga përmbajtja e programit 50 pikësh elektoral, ku parësore mbetet ridimensionimi parlamentar i republikës, kontrollueshmëria e politikës nga qytetarët, institucionalizmi në politikëbërjë, integrimi evropian i vendit, politikat sociale etj. Ndërkohë ne kemi interes për një rishikim thelbësor të sjelljes politike të së majtës, një pjesë e së cilës në vitet e fundit dhe sidomos në fushatë, fatkeqësisht, u bë promotori i një sistemi politik kushtetues përjashtues dhe nga ana tjetër përqendrues të pushteteve”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›