E Diel, 1 Nëntor 2026

Lammert, Topallit: Ju mbështesim për aspiratën integruese



Kryetari i Parlamentit të Gjermanisë, Robert Lammert, në emër edhe të Bundestagut gjerman uroi dje kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, për rizgjedhjen e saj në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Lammert ndër të tjera shkruan: “Me kënaqësi e kujtoj vizitën time impresionuese në vendin Tuaj dhe bisedat tona të pasura me informacione. Më lejoni t’ju siguroj se Bundestagu gjerman i ndjek me simpati të madhe përpjekjet konstante të Shqipërisë, për ta zhvilluar në mënyra të shumëllojshme perspektivën e saj evropiane dhe për ta çuar atë përpara. Prandaj, unë gëzohem për vazhdimin e bashkëpunimit miqësor dhe intensiv midis dy parlamenteve tona dhe Ju uroj për periudhën e re në këtë post, shumë sukses dhe forcë krijuese”, - thuhet në mesazhin e urimit që Topalli ka marrë nga homologu i saj gjerman, Robert Lammert.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›