E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjashtë provat që rrëzojnë“shtatzëninë” e Griseldës

07/06/2011  Nga përgjimi i telefonatave, pamjeve filmike e deri tek ekzaminimi mjeko-ligjor

TIRANE- Shtatzënia e rremë e 28-vjeçares Griselda Roshi (Zajmi) ka marrë miratimin nga 6 prova të administruara në procedimin penal nr. 109 që Prokuroria për Krime të Rënda, e cila është ka regjistruar katër ditë më parë. Bëhet fjalë për gjashtë prova materiale, të cilat janë kërkuar me shumë urgjencë nga Prokuroria në momentin kur mendohej se kishte ndodhur një rrëmbim dhe heqje e detyruar e fëmijës. Sipas burimeve pranë Prokurorisë, një shtatzëni dhe lindje të detyruar e hedh poshtë ekspertiza mjeko-ligjore, e kryer në institutin e mjekësisë. Ky konkluzion mbështetet edhe nga ekspertiza psikike që i është kryer nga dy psikologë, shtetases Griselda Roshi (Zajmi), të cilët në përfundimin paraprak shprehen se pacientja vuan nga probleme mendore, ku shfaq herë pas here halucinacione. Më tej burime pranë Prokurorisë thonë se disponojnë dhe një provë tjetër që hedh poshtë shtatzëninë. Kjo provë në vetvete përkthehet në 15 përgjime të numrave telefonike. Biseda më e pastër është ajo mes babait të Griselda Roshit (Zajmi) dhe vajzës së tij që ndodhet në Francë, të cilës ai kërkon të mos shqetësohet dhe mos udhëtojë në Tiranë, pasi motra e saj Griselda nuk është rrëmbyer, por gjithçka e ka bërë lojë. Momentalisht të gjitha këto biseda pritet të transkriptohen nga hetuesit. Lidhur me këtë çështje, që tronditi opinionin publik Prokuroria shprehet se kanë administruar në dosje edhe pamjet filmike nga qendra tregtare “Kristal” dhe hotele “Broduei”, ku 28-vjeçarja ka qëndruar. Nga filmimet tregohet se Griselda Roshi (Zajmi) nuk është shtatzënë, pavarësisht ecjes së saj në disa momente, ku mund të krijohet dyshimi për shtatzëni. Ndërkohë prova të tjera që janë administruar në dosje, sipas Prokurorisë, janë dhe dëshmitë e 28-vjeçares, por dhe bashkëshortit të saj Elviz Roshi. Në deklarimet e dhëna para prokurorëve të dy personat e pyetur pranojnë shtatzëninë e rreme, gjë e cila hedh poshtë çdo alibi të mundshme. Pak ditë më parë në prokurori kanë mbërritur dhe tabulatet telefonike nga katër kompanitë celulare, të cilat tregojnë të gjithë numrat me të cilat ka komunikuar Griselda Roshi (Zajmi) para vënies në zbatim të planit për shtatzëninë e rreme.

1. Ekzaminimi Mjeko-Ligjor

2. Raporti psikik i pacientes

3. Përgjimi i 15 telefonatave

4. Dëshmitë e Griseldës e Elvisit

5. Filmimet në “Kristal” e “Broduei”

6. Tabulatet nga 4 kompanitë celulare

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›