Luan Bregasi: Ja arsyet pse u nxituat me “Birrën Norga”
07/06/2011 Biznes Albania kërkesë Raiffesen Bank për t’i dhënë një shans “A&B” Grup
Biznes Albania kërkon nga Banka Raiffeisien të rishqyrtojë çështjen e “Birrës Norga”. Presidenti i Business Albania, Luan Bregasi, shprehet në një letër dërguar bankës se është thellësisht i shqetësuar për veprimet e fundit që ka marrë Raiffeisen Bank ndaj njërit prej anëtarëve të shoqatës. Bregasi argumenton se në marrëdhëniet e bankave me biznesin që nuk zbatojnë kontratat e kredive dhe financave mund të zbatohen të gjitha penalitetet deri sa të sekuestrohen pronat apo kolateralet dhe kjo nuk përbën ndonjë çudi në ekonominë e tregut. “Por Bizness Albania është e bindur se ndërhyrja e bankës në rastin e kompanisë A&B’ Group, nuk është thellësisht e bazuar në elemente ekonomike, por ka ardhur nga një nxitim që nuk e përligj këtë ndërhyrje të njëanshme”, - thekson Bregasi. Sipas tij, arsyet pse është nxituar banka janë disa. Së pari, kompania “A&B Group” ka marrë 13.9 milionë euro kredi në 2006 dhe deri në dhjetor të 2010 ka shlyer rreth 8 milionë euro principial dhe interesa të kredisë, çka tregon se kompania është e angazhuar për kthimin e kredisë. Së dyti, kjo kompani ka vijuar normalisht aktivitetin e vet ekonomiko-financiar dhe nuk ka elemente që të tregojnë se është në falimentim. Vonesa prej 3 muajsh në kthimin e këstit të një kredie nuk përbën arsye për ndërhyrje të tillë. Së treti, koha kur është kryer ndërhyja për sekuestro, nisur nga natyra sezonale e produktit, nuk përbën pagimit të kësteve të kredisë, pasi është koha më mirë për shitje të produktit. Së katërti, mënyra e ndërhyrjes duke dëmtuar pajisjet dhe elemente të tjerë teknik e teknologjik të linjave të prodhimit i është shkaktuar dëm kolosal kompanisë. Sipas tij, kjo nuk është një kërkesë për ta falur apo toleruar kompaninë, por për t’i dhënë shansin që në përputhje me rregullat e nënshkruara të rifillojë aktivitetin normal. Ky veprim nga Raiffeisen Bank do të demonstronte solidaritet me 300 punonjësit e fabrikës dhe me Biznes Albania.