Gjykata e Lartë pushon çështjen e Fatmir Mediut
07/06/2011 Zyber Lela shfaq pendesë
TIRANE-Tërhiqet në momentet e fundit Zyber Lela, njëri nga të dëmtuarit e tragjedisë së Gërdecit, që një javë më parë paditi ministrin e Mjedisit Fatmir Mediu për akuzën e “plagosjes së rëndë nga pakujdesia”. Vendimi për heqjen dorë nga padia është lexuar dje në Gjykatën e Lartë, ku trupa e Kolegjit Penal i bërë me dije avokatëve të Lelës vendimin që kishte marrë klienti i tyre. Nuk dihen arsyet e faljes, por ky vendim ka shtangur avokatët mbrojtës, të cilët thanë para gjykatës se nga klienti i tyre nuk ishin vënë në dijeni për marrjen e këtij vendimi. Nga ana tjetër togat e zeza u shprehën se deklarata e të dëmtuarit Zyber Lela, është e noterizuar dhe se s’ka asnjë dyshim për marrjen e këtij vendimi përfundimtar. Kjo situatë ka sjellë buzëqeshje në anën tjetër të sallës, ku ndodheshin avokatët e ministrit Fatmir Mediu, të cilët në kushtet e tërheqjes së kallëzuesit, i kërkuar kolegjit penal të pushonte çështjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Kolegjet e bashkuara pranuan kërkesën e avokatëve mbrojtës të Mediut dhe shpallën moskompetencën lëndore për gjykimin e çështjes ndaj të akuzuarve si Ylli Pinarit e 27 të pandehurve tjerëve dhe dërgimin e çështjes për kompetencë gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, e cila momentalisht prej tre vitesh vazhdon gjykimin.