Epidemiologët nisin verifikimin e nivelit të ndotjes në bregdet
07/06/2011 Shtimi i furnizimit me ujë rrit prurjet në gropat septike, kolektorët të shumë viteve më parë
DURRES- Sa vjen e shtrëngohet kontrolli në vijën bregdetare të qarkut të Durrësit që shërben për sezonin turistik për pushimet e verës. Drejtoria e Shëndetit Publik në Durrës ka nisur që në fillim të vitit identifikimin, paralajmërimin dhe masat shtrënguese ndaj bizneseve dhe aktiviteteve që gjenden në anë të detit. Drejtori i kësaj drejtorie në Durrës, Vasil Ziu, ka bërë të qartë se ndaj çdo subjekti privat që kapet duke derdhur fekalet dhe ujërat e pista në det do të ketë sanksione të ashpra. Ato nisin me gjoba dhe përfundojnë në kallëzime penale në dyert e gjykatës.
Verifikimi
Në terren thuajse ka përfunduar tërë procesi i verifikimit dhe identifikimit të pikave të nxehta. Drejtori Vasil Ziu tha se “deri më 10 prill 2011 ka përfunduar raporti për situatën higjienike në vijën bregdetare, duke pasur parasysh kontrollin një për një të të gjitha objekteve në buzë të detit dhe që shërbejnë për akomodimin e pushuesve si: hotele, restorante, fast-food-e, pallate, bare, bufe, motele”. Në vitin 2010, në muajin gusht vetëm në zonën Shkëmbi Kavajës-Golem janë bllokuar e prerë 11 lidhje tubacioni, të cilat shkarkonin në det ujërat e zeza dhe mbeturinat e tretshme të mensave, restoranteve dhe bareve në vijën bregdetare. Një hap i tillë është shtrirë edhe në plazhet e Kavajës, Golemit, Durrësit deri në bregdetin skajor të qarkut, në Shën Pjetër e Gjirin e Lalëzit. Ndryshe nga periudha e para viteve 2005 furnizimi me ujë të pijshëm në zonën turistike është përmirësuar dukshëm. Tani e gjitha vija bregdetare në Durrës merr ujë të pijshëm çdo ditë, por një fakt i tillë ka edhe ndikimin shqetësues në anën tjetër. Gropat septike nuk mund të përballojnë prurjet duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të derdhet në mënyrë të pakontrolluar. Aktualisht në zonën turistike nga Currilat deri në Golem është dy- e- trefishuar sasia e ujit të pijshëm, vlerësim që ka shtuar rrezikun e ndotjes së detit nga ujërat e zeza. Kjo ndotje vjen ngase shumë lokale, pallate e hotele kanë gropa septike rrezikojnë të shpërthejnë në sipërfaqe ujërat e zeza, duke i derdhur më pas në rërë e në det. Ndotja është çështje shumë serioze në Durrës. Plazhi i Durrësit në sezonin e verës ka më shumë se 250 mijë pushues, ndërsa kolektori i ujërave të zeza me kapacitetin që ka e bën të pamundur të përballojë këtë ngarkesë. Kolektori kryesor i Plazhit është ndërtuar në vitin 1975-1976 dhe është llogaritur për t’iu përgjigjur kërkesave për 5 mijë banorë dhe jo më shumë se 3 mijë pushues. Por, vetëm Plazhi që nis tek Ura e Dajlanit e përfundon në Plepa ka më shumë se 6000 apartamente me më shumë se 35 mijë banorë, ndërsa në periudhën 15 maj-30 gusht popullsia këtu 6-7-fishohet. Higjiena dhe Epidemiologjia kanë bërë të qartë se ka lokale, biznese dhe apartamente që derdhin ujërat e zeza në det. Ndotja bakteriale është 3-4 herë më e lartë se limitet e lejuara dhe shqetësim për ta mbetet vija bregdetare tek Shkëmbi Kavajës, Mali Robit, Golem, Currila, Ura Dajlanit, sektori Teuta dhe Plepa. Rreth 1400 subjekte ushtrojnë aktivitet vetëm në Plazhin e madh të Durrësit dhe se pjesa më e madhe e tyre në aktivitet të përkohshëm. Kështu restorante, furra buke, pastiçeri, byrektore, si dhe rulotë që janë të regjistruara si tregtarë ambulantë që tregtojnë artikuj të ndryshëm, kryesisht byrekë, hamburger dhe lloje të tjera janë më të rriskuarit nga mungesa e higjienës dhe kushteve sanitare. Për epidemiologët është e vështirë të mbulohet e gjithë gjeografia e qarkut pasi “Zona që përfshin Durrësi ka në administrim 61.8 km vijë bregdetare, nga Kepi i Rodonit deri në Golem”. Drejtoria e Higjienës është marrë kohët e fundit me kryerjen e analizave për ujin e pijshëm, ujin e detit dhe rërën e plazheve. Rezultatet nuk janë pozitive megjithëse Ziu deklaron se shumë shpejt situata do të ketë përmirësime të dukshme.