SHBA mbështet tranzicionin demokratik në Egjipt

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për tranzicionin demokratik në Egjipt.
Këto komente ajo i bëri në Kajro, pas bisedimeve me presidentin e Egjiptit, Mohammed Morsi, i cili muajin e kaluar u zgjodh në këtë post si presidenti i parë civil islamik.
Clinton tha se ajo e përgëzoi Morsin për premtimin e tij për të përfaqësuar interesat e të gjithë egjiptianëve dhe për t’i mbrojtur të drejtat e grave dhe pakicave.
Zyrtarja e lartë amerikane tha se Washingtoni do t’i japë kredi Egjiptit 250 milionë dollarë për tregti dhe do ta krijoj një fond investues për këtë vend.