E Diel, 1 Nëntor 2026

Shteti kap cironkat, peshkaqenët kapin shtetin

Të gjejnë dy rrënjë kanabis sativa, burgosesh, kurse po të mbjellësh plantacione me drogë, bëhesh milioner. Policia kap cironkat, peshkaqenët e drogave kapin shtetin.

Kështu i lufton qeveria dhe Ministriae Brendshme drogat në Shqipëri? Kapin Feride Bakon, një plakë fakire, me një këmbë në varr, me dy nipër jetimë, 74-vjeçare, për dy rrënjë kanabis sativa e rrasin në burg...

Peshkaqenët e drogave të forta, kokainës, heroinës, ekstazisë.... kanë kapur, jo vetëm policinë, por edhe shtetin... Ata jo vetëm kanë plantacione droge, por edhe gjuajnë helikopterët e policisë me armë ... Policia e shtetit ikën prej tyre si cironkat nga peshkaqenët !

Liroje nënë Feriden, ore shtet i droguar, se na e morët fytyrën para botës!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›