Milan, 4 fitore radhazi pa Pirlon
Katër fitore radhazi, rikthimi i lojës së bukur dhe i optimizmit. Milani buzëqesh pas triumfeve me Lacion, Rexhinën, Interin dhe në Kupën UEFA me Zyrihun. Por, paradoksi i vërtetë në rilindjen e kuqezinjve, është se rezultatet kanë ardhur vetëm pas dëmtimit të Andrea Pirlos. Në pozicionin e organizatorit italian ka luajtur Sedorf dhe me këtë ndryshim ekipi i Ançelotit duket se ka gjetur ekuilibrin taktik. Kjo bën që tashmë Pirlo të mos shihet më si "njeriu kyç e i pazëvendësueshëm i këtij Milani".