Putin: Advokat, mos ik nga Zeniti
Zenit St. Peterburg rrezikon të mbetet pa trajner: Dik Advokat deklaroi se do të largohet në fund të nëntorit, kur skadon kontrata e tij me klubin. Me holandezin, Zeniti fitoi kampionatin në vitin 2007 dhe Kupën UEFA të sezonit të kaluar dhe Superkupën e Evropës. Për të bindur trajnerin që të qëndrojë ka ndërhyrë edhe Kryeministri rus, Vladimir Putin. Kreu i qeverisë në Rusi u takua me Advokat, me justifikimin se do ta uronte për 61-vjetorin e lindjes, por gjatë bisedës ai i kërkoi të qëndronte me Zenitin.