E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça, në Donjetsk synohet fitorja e pestë

Çiki Begirishtajn, drejtori sportiv i Barcelonës, shpreson që skuadra e Pep Guardiolës të regjistrojë fitoren e pestë radhazi në sfidën me Shaktjor Donjetskun, e vlefshme për Ligën e Kampioneve. "Blaugranat" kanë arritur tri fitore radhazi në kampionat dhe mposhtën Sportingun në ndeshjen e parë në grupe. "Të katërta fitoret ishin të rëndësishme dhe nesër (sot) shpresojmë të vazhdojmë në këtë mënyrë", tha Begirishtajn. "Objektivi është që ta mbyllim grupin në vend të parë".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›