“Jeni më afër me mua se me Ramën, për të cilin jeni vetëm numra”
15/06/2009 Berisha kërkon votën e socialistëve për projektin e Shqipërisë evropiane
Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar votën e socialistëve për projektin katërvjeçar të Partisë Demokratike, e cila, sipas tij, do të shndërrojnë Shqipërinë në një vend tërësisht evropiane. Kreu i qeverisë ka kërkuar mbështetjen e socialistëve gjatë takimeve të tij elektorale në Mallakastër dhe në Cakran. Shefi i ekzekutivit ka theksuar se projekti i Shqipërinë evropiane është projekti më ambicioz që të djathtët kanë ndërmarrë ndonjëherë. Për të mundësuar këtë, ai kërkoi mbështetjen nga të gjithë zgjedhësit, jo vetëm të kësaj zone, por të gjithë vendit. “Nga ky shesh kam një thirrje miqësore për socialistët e Mallakastrës, për të gjithë socialistët shqiptarë, le të bashkohemi ne, në projektin e Shqipërisë evropiane. Ky projekt bazohet në disa norma, në disa standarde, në një moral të caktuar. Ky projekt bazohet në mbajtjen e premtimeve, por para së gjithash projekti i Shqipërisë evropiane është projekti i çdo shqiptari, është projekti më i bukur, që çdo shqiptar ka në mendjen dhe zemrën e tij, për fëmijët dhe veten e tij”, deklaroi kreu i qeverisë. Duke iu drejtuar socialistëve të thjeshtë Berisha tha se ata janë dhjetëra herë më afër me Sali Berishën, se sa me Edi Ramën, për të cilin ata janë thjesht jeni numra pa vlerë. Këtë ai e argumentoi me faktin se kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, nuk guxon të dalë në krye, nuk di të udhëheqë mbështetësit e partisë që drejton, vetëm për shkak të frikës dhe të tmerrit që ai ka nga rezultati i zgjedhjeve, nga vendimi i Tiranës për t’i dhënë ndëshkimin shembullor. “Socialistë të Mallakastrës dhe të mbarë Shqipërisë, hapni sytë se Edi Rama ju zëvendësoi ju me 99-sha. Për ju është Shqipëria, për ju është Evropa. 99-shat kanë vetëm një ideal, lejet e ndërtimit, sekserët e lejeve të ndërtimit, ndaj dhe njëherë ju bëj thirrje, merrni letërnjoftimet e reja. Votoni më 28 qershor, votoni 10-tën, 10-ta është ajo që ju meritoni, 10-ta është më e mira. 10-ta është më e vërteta, 10-ta është Shqipëria, 10-ta është Evropa, është Mallakastra, është Shqipëria”, deklaroi Berisha. Ndërsa në Cakran, Kryeministri Berisha morri pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës Cakran-Fier, me gjatësi 14.7 kilometra dhe vlerë rreth 300 milionë lekë. Në takimin me banorët e Cakranit, Berisha tha se kjo zonë është pjesë e një prej projekteve më të rëndësishme të vendit. Ai premtoi vijimin e punimeve për zhvillimin e infrastrukturës.
Kryeministri Berisha:
“Projekti i Shqipërisë evropiane është projekt, i cili nënkupton që ju të keni kushte jetese njësoj si qytetarët e BE-së. Unë natyrisht nuk mund të angazhohem se do të keni kushtet e jetesës së francezëve, gjermanëve, italianëve apo anglezëve, por zotohem se së bashku, brenda 4 viteve ne do të kemi kushtet e jetesës, rrugë më të mira se 6 vende anëtare të BE-së, të cilat vetëm pak vite me parë kanë qeë me dhjetëra e dhjetëra herë më të zhvilluara se ne”.