Shtohen dozat e mbledhura, rritet nevoja për gjak
10/06/2009 Dhurimi i gjakut
Sigurimi i gjakut nga dhurimet vullnetare krahasuar me vitin e kaluar pohohet të ketë pësuar rritje. Pavarësisht këtij lajmi të mirë, shtohet gjithashtu se me ritme të shpejta është ndier dhe rritja e nevojave për gjak te pacientët, çka i bën këto dhurime ende të papërfillshme krahasuar me sasitë që duhen në çdo pavijon spitali. Sipas ministres së Shëndetësisë Anila Godo, duke krahasuar dhurimet e 2008-s me ato të këtij viti, rezulton se është dyfishuar sasia e gjakut të dhuruar në mënyrë vullnetare nga qytetarët shqiptarë. Megjithatë, nuk kanë qenë të pakta rastet gjatë këtij viti kur vetë institucionet shëndetësore kanë lëshuar alarmin për krizë të bankave të gjakut. Zgjidhje e cila nuk është ndihmuar as nga importimi, i cili tashmë është i ligjëruar, por importet nga vendet e tjera kanë qenë vetëm në raste emergjencash. "Nëse krahasohemi me një vit më parë mund të themi se kemi dyfishim të dhurimeve vullnetare të gjakut. Lidhur me importet ligjërisht lejohet, por nuk është aq e thjeshtë, sepse dhe ata që të japin gjak të japin vetëm në situata emergjente, siç ndodhi, për shembull, tragjedia e Gërdecit", - ka pohuar ministrja Godo. Referuar alarmeve të vazhdueshme të hedhura nga pavijonet e spitaleve, zyrtarët e dikasterit të shëndetësisë kanë shtuar se do të ndërmerren fushata të tjera të dhurimit të gjakut gjatë verës. Shkak për këtë bëhet fakti që kemi hyrë në një sezon të vështirë për të siguruar rezerva për operacionet apo aksidentet, që në këtë periudhe janë në rritje. "Në sezonin e verës, kur dhe operacionet e planifikuara kanë një rënie, gjithmonë gjendemi pak të zbuluar, ndaj institucionet kryesore që merren me këtë duhet të marrin masa urgjente", - ka përfunduar Godo. Përveç nevojave të përditshme që repartet përkatëse duhet të mbulojnë, në vendin tonë rezultojnë të jenë edhe 500 të sëmurë kronikë, të cilët duhet domosdoshmërisht të furnizohen me gjak për të mos pësuar komplikacione të rënda shëndetësore. Ndaj dhe thirrja e vetë mjekëve apo institucioneve është që qytetarët të solidarizohen në dhurimin vullnetar të gjakut një herë në dy muaj.