E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon për urim në Vlorë, i vjedhin banesën

10/06/2009  Rreth 500 mijë lekë të reja

FIER- Një banori të qytezës së Levanit i kanë vjedhur një shumë lekësh teksa familjarisht ata ishin larguar për të bërë një urim tek një i afërmi i tyre në Vlorë. Lajmi konfirmohet prej burimeve zyrtare të Drejtorisë së Policisë qarkut Fier. Sipas këtyre burimeve, mësohet se vetëm 15 minuta pasi kish kaluar mesnata Fatmir Sh. ka marrë në telefon sallën operative të policisë Fier ku ka pohuar se persona ende të paidentifikuar prej policisë kishin hyre në banesën e tij dhe në sirtarin e komosë në dhomën e gjumit i kishin marrë shumën e 500 mijë lekëve të reja që ai kish ruajtur nga kursimet e tij. Një grup policor si dhe eksperte të kriminalistikës kanë shkuar në banesën e tij në Levan dhe kanë këqyrur vendin e ngjarjes. Nga burimet policore mësohet se Fatmir Sheme së bashku me gruan dhe fëmijët në orën 18 të një dite më parë ishin larguar në Vlorë për tek një njeriu i tyre për të kryer një urim. Ata janë kthyer në shtëpi rreth orës 23 të po asaj dite. Teksa kanë shkuar në dhomën e gjumit kanë parë që sirtarët e komosë kanë qenë të lëvizura dhe sendet kanë qenë sa në tokë edhe mbi krevatin dopio. Më pas ai ka kontrolluar në sirtarin e komosë ku kish lënë shumën e lekëve, por ato nuk i kish gjetur. Më pas ai ka njoftuar policinë, e cila është vënë në kërkim të autorëve të kësaj vjedhjeje. Policia nuk ka gjetur gjurmë në vendin e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›