E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohen në prokurori denoncimet për abuzime me pronat

Rastet

Numri i çështjeve penale në hetim për abuzime me pronat në Prokurorinë e Tiranës duket se po rritet nga dita në ditë. Krahas mbivendosjeve të pronave në komunat periferike të kryeqytetit, vëmendje po u kushtohet edhe abuzimeve me pronat në zonat bregdetare, kryesisht në qytetet e Durrësit dhe Kavajës. Prokuroria e Tiranës ka filluar verifikimet për mbivendosjen e pronave në zonën e malit të Robit në Komunën Golem, Kavajë. Dyshohet se ish-krerët e AKP-së kanë tjetërsuar një pronë prej dhjetëra hektarësh. Prona figuronte në emër të familjes çela, e cila ishte njohur si ish-pronare. Zyrtarët e AKP-së, duke qenë se kjo familje nuk po interesohej për pronën në fjalë, dyshohet se kanë filluar tjetërsimin e saj. Fillimisht kanë “rregulluar” dokumentet, duke ia kthyer pronën familjes çela dhe më pas e kanë tjetërsuar duke ua “shitur” biznesmenëve të ndërtimit. Sipas burimeve të Prokurorisë së Tiranës, mësohet se familja çela nuk ka qenë e interesuar për këtë pronë, ndërsa në “lojë” kanë hyrë zyrtarët e AKP-së. Burime nga prokuroria kanë deklaruar se tre persona janë të dyshuar për këtë mbivendosje, një ish-zyrtar dhe dy topografë. Këta të fundit janë marrë në punë vetëm për të firmosur këtë mbivendosje dhe më pas janë shkarkuar.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›