E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE/ODIHR vlerësojnë rolin e Policisë së Shtetit në zgjedhjet e 28 qershorit

“Profesionalizmi dhe përkushtimi i policisë në procesin zgjedhor, ishte i lavdërueshëm”

Veprimtaria e Policisë së Shtetit në zgjedhjet e 28 Qershorit është vlerësuar nga OSBE/ODIHR, Misioni i Vëzhgues i Zgjedhjeve në Shqipëri. Në një letër dërguar nga Trevor Harvey, ekspert i sigurisë pranë OSBE/ODIHR, për Policinë e Shtetit theksohet se “Profesionalizmi dhe përkushtimi i treguar nga policia gjatë kësaj periudhe ishte i lavdërueshëm, asnjë nga vëzhguesit afat-shkurtër dhe afat-gjatë nuk bëri ndonjë raportim të dëmshëm lidhur me aktivitetin e policisë”. 

Eksperti i sigurisë pranë OSBE/ODIHR, Trevor Harvey, i shpreh falënderime departamentit të Sigurisë dhe Rendit Publik, për bashkëpunimin e shkëlqyer të treguar ndaj EOM gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare. 

“Faleminderit për asistencën tuaj, dhe është e qartë që trajnimi i policisë për zgjedhjet lidhur me detyrat e tyre përbënte një pjesë të madhe të suksesit tuaj”, vlerëson në letrën e tij të falënderimit, Trevor Harvey drejtuar zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Rasim Borishi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›