E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohen prurjet në kaskadën e Drinit

Hidrocentralet

Reshjet e konsiderueshme të ditëve të fundit kanë shtuar prurjet në tre hidrocentralet e kaskadës së Drinit, por megjithatë situata mbetet e menaxhueshme, bëhet e ditur nga zyrtarë të KESH-it. Prurjet në liqenin e Fierzës gjatë ditëve të fundit kanë qenë 420 metra kub për sekondë, ndërsa niveli i liqenit është në kuotën 286.88 metra. Nuk ka nevojë për hapjen e portave anësore të shkarkimit dhe as nuk pritet situatë emergjente për ditët e ardhshme. Në liqenin e Komanit prurjet janë rreth 640 metra kub për sekondë. Prurjet e bollshme i kanë dhënë mundësi Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare të programojë eksporte të konsiderueshme edhe për muajin shkurt. Gjatë muajit janar, KESH-i arkëtoi rreth 5 milionë euro nga eksportet e dritave në vendet fqinje përmes eksportimit të rreth 170 milionë kilovat orëve.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›